Ronaldo shton numrin e trofeve, merr çmimin "MARCA Legend"

2019-07-30 11:00:24 CRI Komenti juaj Printoni

Cristiano Ronaldo u kthye në Madrid, ku mori çmimin "MARCA Legend" për suksesin e tij në karrierën me Realin e Madrid-it.

Bashkë me Ronaldo-n, ata që e kanë fituar këtë çmim përfshijnë Michael Jordan, Pele, Usain Bolt, Roger Federer, Rafael Nadal dhe Lionel Messi.

"Dua të falënderoj të gjitha që më kanë ndihmuar për këtë arritje gjatë gjithë rrugës nga Madeira, Sporting, Manchester, Real Madrid dhe tani në Juventus. Faleminderit që jeni këtu. Jam shumë krenar për të dhe shpresoj të kthehem në Madrid sepse ky është një qytet që më pëlqen," thotë Ronaldo.

Ronaldo kaloi 9 vjet me Realin para se të transferohej tek Juventus-i vitin e kaluar.

Gjatë qëndrimit tek Reali, ai fitoi 4 trofe të Ligës së Kampioneve dhe 2 trofe në La Liga.

Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë në historinë e Realit me 451 gola.

"MARCA Legend" është krijuar në vitin 1997.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore