Kina fiton titullin kampion bote për meshkuj në qitjen me hark

2019-06-17 10:33:54 CRI Komenti juaj Printoni

Në sportin e qitjes me hark, Kina mundi Indinë 6-2, duke fituar titullin e vet të parë kampion bote për meshkuj.

Kjo fitore i siguron ekipit kinez tre vende në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Numri një në botë, Koreja e Jugut, mundi Holandën 5-3, duke fituar medaljen e bronzit.

Për femra, edhe Tajpei Kinez fitoi për herë të parë titullin kampion bote, pasi mposhti ekipin që mban rekordin e titujve botërorë, Korenë e Jugut, 6-2 në finale.

Ekipi kinez i femrave gjithashtu do të ketë tre pjesëtare të kualifikuara për në Tokio 2020, me gjithë humbjen 5-4

ndaj Britanisë së Madhe në ndeshjen për medaljen e bronzit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore