Portugalia fiton Kupën e 1-rë të Kombeve në futboll

2019-06-10 17:35:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kombëtarja portugeze e futbollit mori trofeun e dytë në tre vjet, duke fituar të parën Ligë të Kombeve.

Goli i Goncalo Guedes-it në pjesën e dytë i dha Portugalisë fitoren e ngushtë me Holandën 1-0 në Porto.

Fitorja e mikpritësve në veprimtarinë më të re të organizuar nga UEFA u mohoi "portokallinjve" trofeun e parë që nga Kampionati Europian i vitit 1988.

Anglia përfundoi e treta, pas një fitoreje me 11-metërsha ndaj Zvicrës.

Në Kupën e Botës për Femra, Brazili mposhti Xhamajkën 3-0 dhe doli në krye të Grupit C.

34-vjeçarja Cristiane u bë lojtarja më e vjetër që shënon tre gola në Kupën e Botës.

Po në grupin C, Italia përmbysi rezultatin duke mposhtur Australinë 2-1 në kohën shtesë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore