Kina, e katërta në vrapimin 4x100 metra stafetë për meshkuj

2019-05-13 17:41:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kina përfundoi në vendin e katërt në garën e 4x100 metrave për meshkuj në Kampionatin Botëror të Stafetës të IAAF-it në Japoni.

Ekipi i Kinës, i udhëhequr nga Su Bingtian, rekordmeni aziatik i 100 metrave, ishte vetëm një të qindtën e sekondës më ngadalë sesa vendi i tretë që e zuri Britania e Madhe.

Brazili arriti një fitore befasuese, duke mposhtur ShBA-në.

Më parë po atë ditë, Kina fitoi një medalje të argjendtë në finalen e 4x200 metrave për femra, duke vendosur një rekord aziatik.

Xhamajka dhe ShBA-ja nuk arritën ta merrnin kurorën për shkak të disa shkëmbimeve jo të mira të stafetës.

Franca fitoi vendin e parë me kohën më të mirë në botë sivjet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore