Liga e Kampioneve: Klubet angleze tjetër mrekulli, "Totenhemi" i bashkohet "Liverpulit" në finale

2019-05-09 09:47:52 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërsa Britania po del nga BE-ja, klubet angeleze po rikthehen fuqishëm në futbollin europian. Në Ligën e Kampioneve të UEFA-s, pas një përmbysjeje mahnitëse të rezultatit nga "Liverpuli" të martën, edhe "Totenhemi"-i kreu një mrekulli në gjysmëfinalen e dytë kundër "Ajaksit".

Pas humbjes brenda 1-0 në ndeshjen e parë, gjërat për ekipin anglez u përkeqësuan edhe më shumë në pjesën e parë të ndeshjes së kthimit në Amsterdam, gjatë së cilës pësoi dy gola.

Por Lucas Moura shënoi dy herë brenda pesë minutash në pjesën e dytë. Më pas ishte përsëri mesfushori brazilian që tundi rrjetën në minutën e 96-të, duke e çuar "Totenhemin" në finale falë më shumë golave në fushën kundërshtare.

Pas dy gjysmëfinaleve dramatike, finalja e Ligës së Kampioneve do të jetë e gjitha angleze, kur "Liverpuli" të përballet me "Totenhemin" më 1 qershor në Madrid.

Është hera e dytë që dy skuadra të "Premier Ligës" takohen në finalen e veprimtarisë më të madhe të futbollit evropian të klubeve.

Në vitin 2008, "Manchester United" mundi "Chelsea"-n në penallti në Moskë duke fituar titullin. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore