"Liverpuli" bën mrekullinë, arrin në finalen e Ligës së Kampioneve

2019-05-08 09:50:48 CRI Komenti juaj Printoni

"Liverpuli" bëri një përmbysje mahnitëse të humbjes në ndeshjen e parë 3-0, duke mundur "Barcelonën" 4-0 në "Anfield Road" dhe duke arritur në finalen e Ligës së Kampioneve të UEFA-s.

Kjo është hera e parë që një skuadër kalon një disavantazh prej tre golash në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në historinë e Ligës së Kampioneve.

Përmbysja dukej edhe më e vështirë pasi "Liverpuli" luante pa dy sulmuesit e vet kryesorë, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Sidoqoftë Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum shënuan secili nga dy gola, duke i dërguar "të kuqtë" në finalen e dytë me radhë në garën më të madhe evropiane për klubet.

Edhe për "Barcelonën" është viti i dytë me radhë që nuk shfrytëzon tre gola epërsi, pas mundjes së "Romës" 4-1 brenda në çerekfinalen e vitit e kaluar dhe humbjes 3-0 në ndeshjen e kthimit. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore