Mozaik lajmesh nga futbolli

2019-04-30 16:27:02 CRI Komenti juaj Printoni
"Guoan" i Pekinit mundi "Yifang" të Dalian-it 4-1 mbrëmë në Superligën Kineze të futbollit.

Jonathan Viera shënoi tre gola dhe Zhang Xizhe golin e katërt, duke bërë që ekipi i Pekinit të fitojë ndeshjen e shtatë me radhë në kampionat dhe të mbetet në krye të renditjes.

Ndërkohë, Fabio Cannavaro ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit kombëtar të Kinës, duke vazhduar të mbetet trajner i "Evergrande" të Guangzhou-t. Ai e drejtoi ekipin kinez në Kupën e Kinës muajin e kaluar.

Cannavaro u shpreh se donte t'ia kushtonte të gjithë vëmendjen klubit "Evergrande" dhe ta udhëhiqte ekipin në rezultate të mira në të gjitha veprimtaritë.

Ndërkohë, në "Premier Ligën" angleze, "Manchester City" mori kryesimin me fitoren ndaj "Burnley"-t 1-0 mbrëmë.

Golin e vetëm e shënoi Sergio Aguero-n në pjesën e dytë të ndeshjes.

Aguero bëhet kështu lojtari i parë që nga Thierry Henry që shënon 20 gola në pesë sezone të njëpasnjëshme në "Premier Ligë".

Fitorja e çoi "City"-n një pikë para "Liverpool"-it.

Kampionët e vjetshëm do të mbajnë titullin në qoftë se fitojnë dy ndeshjet e tyre të fundit, në fushën e tyre ndaj "Leicester"-it dhe jashtë kundër "Brighton"-it.

Mrekulli
Lajmet Kryesore