C. Ronaldo apo Messi: Kush është mbreti i vërtetë?

2017-05-08 19:46:40 CRI Komenti juaj Printoni

Opinioni është gjithmonë në ndryshim. Deri para disa ditësh, pas "El Clasico" në "Santiago Bernabeu", ku katalanasit fituan 3-2, falë edhe dy golave të Messi-t, ylli argjentinas dukej se ishte numri një. Por kur Cristiano Ronaldo shënoi një tregolësh për "Realin" në derbin ndaj "Atletikos", në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve, gjendja ndryshoi përsëri. Gazeta "Daily Mail" ka botuar një artikull, ku u bën një analizë krahasuese anëve të forta dhe të dobëta të Messit dhe të Ronaldos, por pa nxjerrë përfundimin se kush është më i miri.

Titulli i artikullit të "Daily Mail" është "Cristiano Ronaldo kundër Messi: ne nuk mund t'i dallojmë... vendoseni vetë se kush është superstari më i madh".

Në "Bernabeu", thuhet në artikull, përballë rivalëve të fortë të të njëjtit qytet, sulmuesi portugez shënoi tregolëshin e 42-të me bluzën e "Los Blancos", kurse vetëm një javë më parë, Messi i "Barcelonës" fitoi duartrokitjet e botës së futbollit kur po në të njëjtin stadium futbolli shënoi dy herë, duke u vlerësuar si më i miri. Por triumfi i fundit i Cristiano Ronaldos mund ta ketë kthyer përsëri mendimin.

Po të shikosh të dhënat, e kupton pse ka gjithmonë debate se kush është më i miri. Pas këtij trigolëshi, Cristiano Ronaldo ka shënuar 20 gola më shumë se Messi, duke arritur në 522 të tilla. Ronaldo ka po ashtu statistika më të mira edhe për sa u përket tregolëshave, golave të shënuara nga gjuajtjet e lira e jashtë zonës së rreptësisë, shënimit të golave në ndeshjet e veprimtarive evropiane etj.

Megjithatë, duhet theksuar se Cristiano Ronaldo 32-vjecar ka zhvilluar 145 takime më shumë se "armiku i tij i betuar" Messi. Kurse lidhur me trofetë, Messi ka fituar 22 të tilla, ndërsa Ronaldo 17.

Megjithatë Cristiano Ronaldo, që ka fituar një "Top të artë" më pak se Messi, ka diçka që Messi nuk e ka: titull kampion me ekipin kombëtar Në Europianin e Francës, Portugalia fitoi titullin kampion. Kjo është ajo që e bën dallimin mes Ronaldos dhe Messit, mendojnë shumë.

Sidoqoftë, thuhet në artikull në "Daily Mail", gjatë dhjetë vjetëve të sundimit në fushën e blertë, të dy kanë arritur aq shumë suksese e triumfe, saqë është e vështirë të zgjedhësh mes tyre.

Atëherë, shihni këtë tabelë të dhënash dhe vendosni vetë.

Messi

29 vjeç, 579 ndeshje, 502 gola me klubin (të gjitha për Barcelonën), 345 gola në ndeshjet e kampionatit, 55 gola në ndeshjet e Kupës, 94 gola në ndeshjet e Ligës së Kampioneve, 60 gola nga gjuajtjet e penalltive, 27 gola nga gjuajtjet e lira, 74 gola nga jashtë zonës, 41 tregolësha etj.

Kundërshtarët e preferuar

"Sevilla" (29 gola), "Atletico" e Madridit (27 gola), "Valencia" (24 gola), "Real" i Madridit (23 gola) "Osasuna" (23 gola)

Me Argjentinën: 117 ndeshje, 58 gola.

Trofe kryesore 22 dhe "Topa të artë 5

Cristiano Ronaldo

32 vjeç, 714 ndeshje, 522 gola me klubet, 87 gola në ndeshjet e kampionatit, 44 gola në ndeshjet e Kupës, 103 gola në ndeshjet e Ligës së Kampioneve, 89 gola nga gjuajtjet e penalltive, 45 gola nga gjuajtjet e lira, 83 gola nga jashtë zonës, 47 tregolësha etj.

Kundërshtarët e preferuar

"Sevilla" (23 gola), "Atletico" e Madridit (21 gola), "Getafe" (20 gola), "Celta Vigo" (18 gola), "Barcelona" (16 gola)

Me Portugalinë: 138 ndeshje, 71 gola, një titull kampion i Europës. Trofe kryesore 17 dhe "Topa të artë" 4

(Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore