Kevin De Bruyne

2017-05-02 21:30:22 CRI Komenti juaj Printoni

Kevin De Bruyne ka lindur më 28 qershor 1991 në Drongen të Belgjikës. Ai është një futbollist i njohur belg dhe luan si mesfushor me ekipin kombëtar të vendit të tij, si edhe me "Manchester City"-n në "Premier League"-n angleze. Më parë ai ka luajtur për "Genk" në Belgjikë, për "Wolfsburg"-un dhe "Werder Bremen" në Gjermani, si edhe për "Chelsea"-n po në Angli.

Kevin De Bruyne e ka filluar karrierën e futbollit në moshën 12-vjeçare me KVV Drongen. Pas dy vjetësh ai kaloi me "Gent"-in, ndërsa pas dy vjetësh të tjera, në 2005, nisi të luajë me ekipin e të rinjve të "Genk"-ut. Gjatë kohës në këtë klub, me talentin e vet, Bruyne pati një vlerësim të madh nga trajnerët e vet. Kështu, në moshën 17-vjeçare, ai u bë pjesëtar i ekipit të parë të "Genk"-ut. Mē 31 janar 2012, "Genk"-ut të Belgjikës shpalli se Kevin De Bruyne, që në atë kohë ishte në moshën 20-vjeçare, u përfshi zyrtarisht në klubin e futbollit të "Chelsea"-t në Britani, me një kontratë prej pesë vjetësh e gjysmë, për 9 milionë paund. Por gjatë sezonit 2012-2013, "Chelsea" vendosi ta japë me qira Bruyne, që nuk pati asnjë rast ta shpërfaqë talentin e vet te "blutë", te klubi "Werder Bremen".

Në sezonin e parë në "Bundesligë", Bruyne arriti suksese të spikatura, duke shënuar 10 gola në 33 ndeshje dhe duke u bërë lojtari kryesor në ekip. Ai u shpall "Lojtari i ri më i mirë në 'Bundesligë'". Dhe falë kësaj paraqitjeje, në verën e vitit 2013, Bruyne u kthye me shumë shpresë në "Stamford Bridge", megjithëse pati oferta nga dy ekipe të "Bundesligës", si "Borussia" e Dortmundit e "Bayer"-i i Leverkusenit. Ishte edhe ndërhyrja e trajnerit të porsaardhur atëherë te "Chelsea", José Mourinho, që bëri që futbollisti i ri i talentuar belg të kthehej në Londër. Por më 18 janar 2014, "Chelsea" shpalli se Bruyne do të kalonte përsëri në "Bundesligë", këtë here për "Wolfsburg"-un, për një shumë prej 20 milionë euro. Më vonë, gjatë një viti e gjysmë, ai u bë një ndër emrat më të njohur të futbollit europian. Me aftësinë e madhe në fushën e futbollit, ai u bë lojtari kryesor në ekipin e tij. Këtë herë Bryune do të shpallej "Lojtari më i mirë në 'Bundesligë'".

Në gusht 2015, klubi i futbollit i "Manchester City"-t dhe "Wolfsburg"-u arritën marrëveshje për transferimin e Bruyne te "City" për 80 milionë euro. Kevin De Bruyne mbante fanellën me numër 17 dhe do të bëhej përsëri një ndër lojtarët kryesorë të ekipit të vet të ri. Më 25 dhjetor 2016, gazeta angleze "Guardian" publikoi listën e 100 futbollistëve më të mirë të vitit, ku Bruyne zuri vendin e tretë. Trajneri i atëhershëm i "City" Manuel Pellegrini tha se Bruyne i kishte tërë ekipit ndryshime të veçanta. Trupi, aftësitë, idetë, si dhe karakteristikat teknike të Bruynei-t ishin një plotësim i madh për "Manchester City". Ai është i shpejtë dhe ka shpërthime të fuqishme dhe aftësi në fushë. Në përgjithësi, ai është një lojtar i kompletuar. Loja e tij është shumë sulmuese e agresive, dhe njëjkohësisht mjaft tërheqëse.

Mrekulli
Lajmet Kryesore