Neymar

2017-04-10 16:08:46 CRI Komenti juaj Printoni

Ylli brazilian i futbollit Neymar, emri i gjatë i të cilit është Neymar Da Silva Santos Junior, ka lindur më 5 shkurt 1992 në Sao Paulo. Ai është kapiten i ekipit kombëtar brazilian dhe sulmuesi kryesor në këtë ekip.

Neymar ka trashëguar emrin e babait të tij Neymar, i cili ka qenë një futbollist profesionist dhe në njëfarë mënyre trajneri i parë i të birit. Dhe kështu talenti i Neymar-it në futboll është zhvilluar shpejt.

Ashtu si shumë futbollistë të tjerë brazilianë, edhe Neymar-i e ka nisur nga futbolli i rrugës, te futbolli në salla të mbyllura, për të arritur deri në futbollin profesionist në fushën e blertë. Në moshën 6-vjeçare, Neymar-i u zbulua nga trajneri Betty Mourinho dhe u bë nxënësi i tij. Neymari është i shkathët në të menduar dhe mund të bëjë reagim të shpejtë në një kohë shumë të shkurtër. Ai ka marrë stërvitje të mirë në fushën e vogël të futbollit me pesë veta.

Brazilianëve u pëlqen futbolli me pesë veta. Ata po ashtu i respektojnë yjet e futbollit dhe përpjekjet që ata kanë bërë për të gjetur lirinë dhe lumturinë. Mund të thuhet se futbolli me pesë veta e përgatiti Neymarin si futbollist.

Në janar 2005, kur ishte 13-vjeçar, Neymar-i kaloi provën për të hyrë në sistemin e klubit të "Realit" të Madridit, por më në fund mbeti në ekipin "Santos".

Në vitin 2011, në moshën 19-vjeçare, ai fitoi çmimet "Futbollisti më i mirë i Amerikës Jugore" dhe Çmimin "Pushkas" të FIFA-s. Një vit më pas, në moshën 20-vjeçare, ai fitoi përsëri çmimin "Futbollisti më i mirë i Amerikës Jugore", kurse në moshën 21-vjeçare, ai ishte në kopertinën e revistës më të njohur në botë, "Time Magazine". Pas mbretit të futbollit Pele, "Santosi" kishte prodhuar një tjetër talent të famshëm.

Në qershor 2013, Neymar-i nënshkroi kontratë me klubin e futbollit "Barcelona", kurse në korrik të këtij viti ai fitoi çmimin e "Topit të artë të Kupës së Konfederatave" për vitin 2013. Në vitin 2014 ai u përfshi në "Ekipin e Ëndrrave të Kupës së Botës" të FIFA-s. Ai po ashtu u bë pjesë e "Ekipit të Ligës së Kampioneve të UEFA-s" për sezonin 2014-2015. Në vitet 2014 e 2015 ai fitoi edhe çmimin "Samba e artë", që jepet për futbollstin më të mirë brazilian në Europë.

Më 1 korrik 2016, ekipi i "Barcelonës" shpalli se do të vazhdojë kontratën me Neymarin deri në vitin 2021. Po atë vit, ekipi i futbollit i Brazilit fitoi 6 me 5 pas penalltive (koha e rregullt 1-1) ndaj Gjermanisë në Olimpiadën e Rios, duke fituar kështu medaljet e arta. Neymar-i ishte ylli i ndeshjes. Ai shënoi golin për brazilianët, si edhe penalltinë e fundit që u dha atyre trofeun.

Neymar-i 22-vjeçar është tani një ndër lojtarët më të adhuruar të futbollit në botë. Si përfaqësues i brezit të ri, ai ka arritur suksese të mëdha jo vetëm nga loja në fushën e futbollit, por edhe nga forca e tij ndikuese në rrjetet sociale dhe në treg. Neymar-i mund të mos jetë ylli i parë brazilian që fiton famë botërore, por ai, si mbreti i futbollit i brezit të ri, i ka kaluar brezat e vjetër.

Neymar-i ka dhjetëra milionë adhurues në rrjetet sociale. Ai vetë mendon se nuk është "shumë i pashëm", por kjo nuk e pengon të shfaqet para fokusit të kamerave e të aparateve. Imazhi i tij është shfaqur shpesh në tabelat e reklamave, në ekranet e televizorit e mjaft vende të tjera. Në vitin 2013, revista e njohur angleze "SportsPro" publikoi listën e sportistit me vlerën më të madhe të tregut. Prej ndikimit të madh në fushën e mediave masive, duke kaluar Messin, Ronaldon, Boltin, Xhokoviçin, Neymari u bë sportisti më i vlerësuar në botë. Ai është futbollsti i epokës së "YouTube", Pele i "Youtube". (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore