Champions League, kush do të jenë tetë fituesit?

2017-02-28 14:43:28 CRI Komenti juaj Printoni

Pas një beteje të ashpër, përfundoi raundi i parë i fazës së 1/16-ave për Champions League. Në tetë ndeshjet u shënuan 34 gola, mesatarisht mbi 4 gola për ndeshje. Asnjë ndeshje nuk përfundoi në barazim. 6 prej 8 ekipeve që zunë vendin e dytë në fazën në grup, triumfuan.

Atletico Madrid, Juventus - përparësi absolute

Ashtu si në vitet e fundit, Atletico Madrid dhe Juventus kanë treguar forcën e tyre. Ato ishin dy ekipet e vetme të renditura të parat në fazën në grupe që fituan në raundin e parë, me nga dy gola diferencë jashtë fushe dhe duke pasur një epërsi të madhe.

Barcelona, Arsenal - duhet një mrekulli

Gjatë ndeshjeve të raundit të parë të 1/16 për Champions League, më e papritura ishte mposhtja deri në poshtërim e Barcelonës 4-0 nga Paris SG. Gjatë ndeshjes kuqeblutë shfaqën shumë probleme. Sidomos në mesfushë mungonte kontrolli, ndërsa në mbrojtje mbulimi i rreptë. Në raundin e dytë nuk përjashtohet mundësia që Barcelona të bëjë mrekullinë. Më pak e mundshme duket se do të bëjnë mrekulli topçinjtë e Arsenalit, të mposhtur 5-1 nga "Bajerni" i Mynihut.

Manchester City, Real Madridi - kualifikimi ende në pikëpyetje

Pas kalimit në epërsi herë të njërit dhe herë të tjetrit ekip, Manchester City dhe Monaco arritën një rezultat 5-3, që e bën të paparashikueshme se cili do të dalë në raundin tjetër. Në të kundërt, fitorja e Real Madridit ndaj Napolit 3-1 nuk është aq emocionuese. Zidane e ka bërë shumë të qartë: 3-1 është një rezultat i mirë, por jo vendimtar. Shancet për të dy palët janë ende pesëdhjetë me pesëdhjetë.

Benfica, Sevilla: si do të jetë rezultati?

Benfica fitoi mbi "Borussia"-n e Dortmundit 1-0 dhe Sevilla mbi Leicester City 2-1. Këto ishin dy ndeshjet e vetme me diferencë më pak se dy gola. Duket se këto dy përballje janë më të paparashikueshmet. Në ndeshjet e ardhshme mund të vërtetohet një goleadë. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore