Video - Profesori spanjoll: COVID-19 u gjet në ujërat e zeza në Spanjë në mars 2019

2020-06-30 17:14:53 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, një ekip studimor i Universitetit të Barcelonës në Spanjë zbuloi gjurmë të koronavirusit novel nga mostrat e ujërave të zeza të 12 marsit 2019.

Në lidhje me këtë, drejtuesi i ekipit, profesor i Biologjisë Albert Bosch nga Universiteti i Barcelonës, tha në një intervistë se përqendrimi i koronavirusit të tipit të ri të gjetur në mostrat e ujërave të zeza në marsin e 2019-s është i njëjtë me atë të zbuluar në mostrat e ujit në marsin dhe prillin e këtij viti.

Kur u pyet se përse COVID-19 nuk u zbulua vitin e kaluar, Albert Bosch tha se në atë kohë ishte sezoni i gripit të zakonshëm dhe askush nuk kërkonte apo testonte për ndonjë lloj të ri koronavirusi, prandaj nuk "u zbulua".

Mrekulli
Lajmet Kryesore