Video/  Pekin, hapet sesioni vjetor i legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës

2019-03-06 18:53:19 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën paradite u hap në Pekin sesioni vjetor i legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (AKP), organit më të lartë ligjvënës në Kinë. Në seancën e hapjes morën pjesë kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, liderë të tjerë të shtetit dhe të Partisë, si dhe afro 3 mijë delegatë. Kryeministri kinez Li Keqiang lexoi raportin për punën e qeverisë gjatë vitit të kaluar dhe paraqiti propozime për punët e sivjetshme, të cilat do të shqyrtohen nga delegatët.

Gjatë vitit 2018 PBB-ja e Kinës pati një rritje 6.6 %, duke arritur një vëllim të përgjithshëm prej 90 trilionë juanësh. U shtuan 13.61 milionë vende pune, 13.86 milionë veta u nxorën nga varfëria në fshat dhe të ardhurat e disponueshme për frymë u rritën 6.5%.

Në vitin 2018, hapja e Kinës ndaj botës së jashtme u zgjerua në mënyrë të gjithanshme dhe vendi i Kinës në renditjen botërore të mjedisit të biznesit u rrit ndjeshëm. Zbatimi i përbashkët i nismës "Një brez, një rrugë" ka arritur përparime të mëdha. Niveli i tarifave doganore të Kinës u ul nga 9.8 në 7.5 %. Numri i kompanive të reja me investime të huaja në Kinë u rrit afro 70 %.

Në raportin e punës thuhet se:

1. Objektivi i rritjes ekonomike të Kinës në vitin 2019 është 6%-6.5% .

2. Mbi 11 milionë vende të reja pune do të hapen në qytete dhe qyteza.

3. Thellimi i reformës së TVSh-së dhe ulja e taksës së sektorit të manifakturës nga 16 % në 13%.

4. Bankat e mëdha tregtare shtetërore do të rrisin më shumë se 30% kreditë për ndërmarrjet e vogla e mikrondërmarrjet.

5. Kina planifikon të nxjerrë të paktën 10 milionë veta nga varfëria në fshat.

6. Qeveria do të nxitë zhvillimin e turizmit dhe blerjen e automjeteve.

7. Do të vazhdojë të zbatohen politika favorizuese për blerjen e automjeteve me energji të reja.

8. Qeveria do të zhvillojë fuqimisht sektorin e pensioneve.

9. Do të forcohet parandalimi i ndotjes së ujit e të tokës dhe do të zgjerohet industria e gjelbër .

10.Kina do të tërheqë më shumë investime të huaja, do të lehtësojë më tej hyrjen e tyre në tregun e saj dhe do të shkurtojë "listën negative".

Mrekulli
Lajmet Kryesore