Video/  Viti i Ri Kinez: Figura e derrit bëhet popullore

2019-02-15 16:01:18 CRI Komenti juaj Printoni

Sivjet është Viti i Derrit sipas kalendarit bujqësor kinez. Kineze e mendojnë derrin si një kafshë që sjell mbarësi, të shëndoshë, por të thjeshtë dhe të ndershme, duke simbolizuar fatin dhe pasurinë. Në kulturën popullore, pamja e rrumbullakët dhe e shëndoshë e derrit është gjithmonë e lidhur me dëshirën për pasuri dhe bollëk. Prandaj figura e derrit është popullore.

Kinezët kanë si traditë që në vitin e ri të blejnë ar si dhuratë për miqtë ose të afërmit.

Në Pekin, "Caibai", dyqani më i madh i arit në kryeqytetin kinez, është plot me blerës, që blejnë monedha ari, shufra ari dhe bizhuteri me temën e derrit.

Kryedizenjuesi i "Caibai"-t, Li Gen, thotë se këtë vit kompania e tij ka përgatitur më shumë produkte me imazhe zodiake të derrit, duke përfshirë derrin Peppa, një personazh filmash vizatimorë britanikë, që ka fituar popullaritet në Kinë.

Me rastin e Vitit të Derrit, ky personazh është bërë popullor në Kinë. Seria e filmave vizatimorë me derrin Peppa, i prezantuar në mesin e viteve 2000 në Kinë, është bërë jashtëzakonisht popullor përmes episodeve të dubluara në gjuhën kineze. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore