Video/  Shkencëtarët kinezë zhvillojnë eksperiment biologjik në Hënë

2019-01-16 17:22:45 CRI Komenti juaj Printoni

Në anën e largët të Hënës po zhvillohet eksperimenti i parë biologjik.

Shkencëtarët e Universitetit të Chongqingut dërguan një ngarkesë të vogël eksperimentale biologjike në sondën hënore "Chang'e-4", ku përfshihen farëra të ndryshme, pupa të mizës së frutave dhe maja.

Projektuesi i përgjithshëm i eksperimentit Xie Gengxin u shpreh se ky eksperiment do t'i ndihmojë ata ta njohin më mirë gjendjen e rritjes së bimëve e kafshëve në mjedise të ndryshme.

Ai bëri të ditur se uji në ngarkesë është lëshuar dhe farat dolën.

Xie Gengxin-i konfirmoi gjithashtu se eksperimenti nuk do të ndotë mjedisin hënor:

"Në Hënë nuk ka ajër ose oksigjen dhe temperatura është gjithmonë shumë ekstreme, mbi 100 gradë celsius gjatë ditës dhe nën minus 100 gradë celsius gjatë natës. Edhe po të rridhnin disa prej tyre, nuk do të kishin asnjë mundësi të mbijetonin, por do të dekompozoheshin në Hënë dhe nuk do të shkaktonin ndotje."

Sonda hënore "Chang'e-4" u ul në sipërfaqen e Hënës më 1 janar. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore