Video/  Dasma në Festivalin Ndërkombëtar të Akullit dhe të Borës të Harbinit

2019-01-11 17:05:59 CRI Komenti juaj Printoni

Dhjetëra çifte kineze zhvilluan së bashku të dielën një ceremoni dasme në temperaturë të ulët, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Akullit dhe të Borës në Harbin të Kinën Verilindore.

Organizatorët thonë se numri i çifteve pjesëmarrëse në ceremoni këtë vit shënon rekord. Ndër 47 çiftet, një është më i veçantë, sepse nusja, Zhang Yi, është nga Harbini dhe dhëndri, Fabio Zanette, është nga Italia.

Zhang Yi thotë:

"Kam lindur në Harbin, prandaj pjesëmarrja në këtë dasmë në akull dhe borë është me të vërtetë e rëndësishme për mua. Ne erdhëm këtu enkas nga Italia. Jemi martuar në shtator të vitit të kaluar. Jemi të sapomartuar, prandaj për ne ky është një moment shumë i rëndësishëm. Ne duam ta përdorim dimrin e Harbinit, borën dhe akullin e Harbinit për të dëshmuar dashurinë tonë të pastër dhe të bukur."

Festivali i këtij viti do të zgjatë deri më 5 shkurt.

Harbini, kryeqendra e provincës Heilongjiang, është një nga qytetet më të ftohta të Kinës, me temperatura që shkojnë deri në minus 35 gradë celsius.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore