Video/  Engjëjt e Victoria's Secret shkëlqejnë në sfilatën e përvitshme

2018-12-06 17:06:43 CRI Komenti juaj Printoni

Show i përvitshëm i Victoria's Secret u transmetua në kanalin amerikan ABC.

Në këtë ngjarje sfiluan 60 modele të njohura nga e mbarë bota, 18 prej të cilave u shfaqën për herë të parë duke shënuar një numër rekord.

Pjesë e këtij show ishte dhe performanca e këngëtares shqiptare Rita Ora me këngën "Let you love me". Ora gjithashtu sfiloi në tapetin e kuq para show-t.

Në intervistë Ora shprehu se sa e lumtur dhe e surprizuar u ndje kur mësoi se do ishte pjesë e këtij eventi.

"Mora një telefonatë dhe të jem e sinqertë me ju reagova e habitur, 'Kjo është një shaka, apo jo? Unë? Rita e vogël e vjetër nga Londra, nuk ka mundësi.' Pra, ishte me të vërtetë një gjë fantastike, jam shumë e nderuar dhe e lumtur që më jepet mundësia të bëj atë që di të bëj më mirë."

Modelet e njohura nga Kina Liu Wen, He Sui dhe Xi MengYao ishin gjithashtu pjesë show-t dhe fituan shumë duartrokitje. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore