Kina po punon me anëtaret e KS kundër testeve të K.së Veriut

2017-08-31 20:03:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kina po punon me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t'iu përgjigjur lëshimit të raketës balistike nga Koreja e Veriut. E cila kaloi mbi Japoni.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi foli disa orë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së e dënoi njëzëri provën e së martës.

"Kina, së bashku me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit (të Kombeve të Bashkuara) po mbajnë diskutime mbi zhvillimet e fundit dhe do të japin përgjigjen e nevojshme për lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut në përputhje me konsensusin e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Kina do të vazhdojë t'i zbatojë plotësisht dhe tërësisht këto rezoluta të Këshillit të Sigurimit."

"Ka një tjetër pjesë të rëndësishme të Këshillit të Sigurisë që është konsensusi i 15 vendeve anëtare, që konsiston në përdorimin e metodave paqësore dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore të gadishullit dhe për të kërkuar kthimin e palëve në dialog sa më shpejt që të jetë e mundur, veçanërisht rinisjen e bisedimeve gjashtë palëshe dhe t'u kërkojë të gjitha palëve që të mos ndërmarrë veprime që do ta bëjnë situatën më të tensionuar."

I pyetur nëse Kina do t'i ndalonte të gjitha importet e burimeve natyrore nga Koreja e Veriut, Wang tha se Pekini nuk do të vepronte i vetëm, duke përjashtuar kështu sanksionet e njëanshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore