2016-10-20 15:05:08 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Shqipëria dhe Kina nënshkruan një marrëveshje kuadër shumë të rëndësishme në fushën e administrimit të burimeve ujore. Sipas ministrit shqiptar të Bujqësisë, Edmond Panariti, që ndodhej në Pekin për ta nënshkruar këtë marrëveshje, ajo u hap rrugën investimeve në fushën e kullimit dhe të vaditjes.
"Kam takuar përfaqësues të kompanisë Powr China për disa nisma investimi për kanalet kryesore, digave dhe argjinaturave, për të cilat Shqipëria ka shumë nevojë. Bashkëpunimi me kompani kineze të specializuara në këtë drejtim do të ishte shumë i mirëpritur," tha Panariti.
Shqipëria është shumë e angazhuar për të bashkëpunuar me Kinën brenda nismës '16+1'. Ministri Panariti theksoi prodhuesit e vajit të ullirit që morën pjesë në panairin e Hong Kongut dhe u nderuan aty me medaljen e artë.
"Tani janë lidhur dhe kontratat e para për ekspertimin e vajit të ullirit dhe të verës në tregun kinez. Ndërkohë kam pasur kontakte me investitorë të fuqishëm kinezë të cilët kanë shprehur interes për investime në ullishta dhe në fabrikat e përpunimit të ullirit."
Me një bashkëpunim në përbashkët, në Cërrik do të ndërtohet një stacion i madh i mekanikës bujqësore për t'i shërbyer të gjithë flotës së makinerive bujqësore, jo vetëm Shqipërisë, por të gjithë rajonit. (Leftion Peristeri)