2018-12-18 12:18:25 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të martën, presidenti kinez Xi Jinping u shpreh se sukseset e arritura gjatë 40 vjetëve pas fillimit të reformës e hapjes në Kinë kanë vërtetuar se udhëheqja e Partisë Komuniste të Kinës është karakteristika më thelbësore e socializmit me karakteristikat kineze dhe është epërsia më e madhe e sistemit socialist me karakteristikat kineze. Këmbëngulja në udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës është parimi i rëndësishëm që nuk mund të lëkundet.
Xi Jinping tha se reforma e hapja e Kinës duhet ta konsiderojnë popullin si qendra e punës, duhet të respektojnë vullnetin popullor, t'i kushtojnë gjendjes së jetesës së popullit dhe të përmirësojnë pandërprerë nivelin e jetesës së popullit me qëllim që populli të marrë më shumë përfitime.
Sipas tij, risia është jeta e reformës e hapjes dhe duhet të emancipohet pandërprerë mendja. Në rrugën e përparimit, Kina duhet të ngulë këmbë në Marksizëm-Leninizmin, mendimet e Mao Cedun-it, teorinë e Deng Xiaoping-ut, mendimet e rëndësishme "3 përfaqësime", teorinë e zhvillimit shkencor dhe mendimet e socializmit me karakteristikat kineze në kohën e re duke bashkuar emancipimin e mendjes me kërkimin e të vërtetave nga faktet. (Fani)