Bishkek, Li Keqiang në samitin e O.B.SH-së

2016-11-04 17:04:06 CRI Komenti juaj Printoni

 

Të enjten, takimi i 15-të i liderëve të qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (O.B.SH) u zhvillua në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek. Kryeministri kinez Li Keqiang paraqiti në takim 6 propozime për nxitjen e bashkëpunimit praktik të kësaj orgaizate.

Ai u shpreh se Kina është e gatshme të nxitë bashkë me palët liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve në rajon, për të shndërruar bashkëpunimin industrial në një shtyllë të rëndësishme të bashkëpunimi rajonal dhe për të formuar një pol rritjeje ekonomike për rajonin.

Sivjet është 15-vjetori i krijimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, e cila është bërë një organizatë e rëndësishme rajonale për paqe, stabilitet dhe lulëzim të rajonit. Tashmë vendet e rajonit marrin pjesë aktivisht në nismën "Një brez, një rrugë", ndaj bashkëpunimi praktik në këtë organizatë përballet me kushte të reja pozitive. Li Keqiang vuri në dukje se zhvillimi i përbashkët dhe stabiliteti i qëndrueshëm afatgjatë mund të realizohen vetëm kur vendet anëtare të kësaj organizate të bashkëpunojnë.

Ai tha: "Në këtë takim kryeministrash, do të nxiten më tej frytat e bashkëpunimit praktik të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, si dhe do të ndërmarrim hapa të rinj."

Li thotë që Organizata e Bashkëpunimit të Shangait duhet të krijojë një mjedis të sigurtë me stabilitet, duhet të zbatojë politikat e përbashkëta e të vazhdueshme të sigurisë dhe të shtojë më tej koordinimin dhe bashkëpunimin në siguri, për të garantuar sigurinë e institucioneve, ndërmarrjeve dhe punonjësve. Ai u shpreh se duhet të formohet një situatë me zhvillim të përgjithshëm dhe të ngritet niveli i bashkëpunimit industrial.

"Kina është e gatshme të nxitë liberalizimin në tregti dhe investime të rajonit, si edhe në zhdoganimin, karantinën, kontrollin dhe çertifikimin. Kina mban një qëndrim të hapur dhe është gati të diskutojë mundësinë e ndërtimit të zonave të tregtisë së lirë mes palëve. Kina ndodhet në procesin e industrializimit. Bashkëpunimi ynë me shumë vende anëtare mund të plotësojë disavantazhet e palëve, mund të nxitë çmimin e produkteve burimore, posaçërisht bujqësore dhe mund të nxitë ndërtimin infrastrukturor. Kjo në fakt është në të mirë të punësimit lokal si edhe përmirësimit të nivelit të jetesës së vendësve," thotë Li Keqiang.

Në këtë takim, liderët e vendeve anëtare dhe pjesëmarrësit vlerësuan përparimet e organizatës vitin e kaluar, duke u shprehur që do të ruajnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon, do të nxitin bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe do të shtojnë gjallërinë brenda organizatës, për të dhënë kontribut të ri për paqen dhe zhvillimin e rajonit.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore