Kina: Sovraniteti dhe interesat kombëtare nuk ndikohen nga arbitrazhi

2016-07-12 16:45:53 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Yang Yujun ritheksoi sot pasdite në Pekin se qëndrimi i qeverisë kineze mbi arbitrazhin e paraqitur nga Filipinet mbi Detin e Kinës Jugore është i qartë dhe nuk ka ndryshuar.

Yang theksoi se, pavarësisht si do të jetë vendimi, sovraniteti dhe interesat kineze në Detin e Kinës Jugore nuk do të ndikohen. Ai u shpreh se ushtria kineze do të mbrojë në mënyrë të vendosur sovranitetin, sigurinë kombëtare dhe interesat detare të Kinës dhe do të ruajë me vendosmëri paqen dhe stabilitetin në rajon, për të përballuar sfidat e kërcënimet e ndryshme.

Lidhur me manovrën ushtarake të Kinës në Detin e Kinës Jugore, Yang u shpreh se kjo manovër kishte si objektiv përballimin e ndonjë situate të mundshme në det dhe synonte të rriste aftësinë e forcave detare kineze për zbatimin e misioneve. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore