Kamboxhia përkrah përsëri qëndrimin kinez në problemin e Detit të Kinës Jugore

2016-07-12 14:23:39 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kamboxhiane ka përkrahur përsëri në një deklaratë të fundit qëndrimin e Kinës lidhur me problemin e Detit të Kinës Jugore. Lidhur me këtë deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang u shpreh se ajo tregon se arbitrazhi është një çështje mes Kinës e Filipineve dhe nuk ka lidhje me ASEAN-in. Kamboxhia nuk do të përfshihet në shpalljen e ndonjë qëndrimi të përbashkët nga ASEAN-i mbi rezultatet e arbitrazhit.

Lu Kang u shpreh se kjo është hera e tretë brenda një muaji që qeveria kamboxhiane shpreh një qëndrim të drejtë mbi problemin e Detit të Kinës Jugore. Deklarata e saj mbron dinjitetin dhe autoritetin e ligjit ndërkombëtar dhe të Deklaratës mbi Kodin e Sjelljes lidhur me Detin e Kinës Jugore, të nënshkruar nga Kina dhe 10 vendet e ASEAN-it. Kjo deklaratë mbron po ashtu interesat e përbashkëta të Kinës e ASEAN-it, duke favorizuar paqen, stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin në rajonin e Detit të Kinës Jugore.

Ditët e fundit, Fondacioni i Shkëmbimeve Ligjore "Zhong Ao", me qendër në Hong-Kong, i ka paraqitur po ashtu Gjykatës së Arbitrazhit në Hagë të Holandës një opinion në shkrim, ku thuhet se kjo gjykatë nuk ka juridiksion mbi çështjen e arbitrazhit të paraqitur në mënyrë të njëanshme nga Pilipinet. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore