Pekini refuzoi juridiksionin e Gjykatës së Arbitrazhit mbi Detin e Kinës Jugore

2016-07-12 20:23:52 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini refuzoi të martën juridiksionin e një paneli ndërkombëtar arbitrazhi që vendosi se nuk ka bazë ligjore për pretendimet historike të Kinës në Detin e Kinës Jugore në një çështje të filluar nga ish-qeveria e Filipineve.

Menjëherë pala kineze tha se arbitrazhi i njëanshëm i paraqitur nga qeveria e Benigno Aquino-s III shkeli ligjin ndërkombëtar. Gjykata e Arbitrazhit nuk ka juridiksion dhe Kina nuk do të pranojë dhe nuk do ta njohë rezultatin e arbitrazhit.

Para njoftimit të vendimit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang tha se Pekini nuk do të pranojë as materialet e dërguara nga Gjykata e Hagës, duke pasur parasysh faktin se qeveria kineze refuzon legjitimitetin e gjykatës.

"Tani që Kina as e njeh dhe as e pranon (arbitrazhin) që nga fillimi, nuk do të përfshihet në asnjë proces juridik me këtë gjykatë të paligjshme që mund të interpretojë çfarëdo përmbajtje ligjore. Ne nuk do të pranojmë asnjë material që ata na kanë dërguar."

"Dua të them se gjykata u themelua mbi një akt të paligjshëm dhe kërkesën e paligjshme të Filipineve. Ekzistenca e kësaj gjykate nuk ka legjitimitet, kështu që çdo vendim i marrë do të jetë i kotë dhe pa asnjë efekt."

"Kina vazhdon të shpresojë për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit dhe vazhdimin e miqësisë me vendet fqinje përfshirë dhe Filipinet. Ne gjithashtu kemi vënë re se qeveria e re e Filipineve ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar bisedime dypalëshe me Kinën sa më shpejt që të jetë e mundur, për të forcuar zhvillimin, si dhe ti menaxhojmë dhe kontrollojmë më mirë çështjet dypalëshe. Sigurisht ne jemi të hapur për këtë gatishmëri."

Mrekulli
Lajmet Kryesore