Marrëdhëniet kino-ruse në periudhën më të mirë historike

2019-06-05 11:40:18 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping do niset të mërkurën për një vizitë shtetërore në Rusi dhe do të marrë pjesë në Forumin e 23-të Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Viti 2019 shënon 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Rusisë. Dy vendet kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se marrëdhëniet dypalëshe ndodhen në periudhën e tyre më të mirë në histori. Vizita shtetërore e presidentit Xi në Rusi në këtë moment të rëndësishëm historik do të nxisë më tej marrëdhëniet dypalëshe në një epokë të re me nivel më të lartë dhe zhvillim më të madh.

Në kushtet e një situate në ndryshim të vazhdueshëm dhe të komplikuar ndërkombëtare, Kina dhe Rusia kanë respektuar gjithmonë rrugën e zhvillimit të njëra-tjetrës dhe nuk kanë ndërhyrë në çështjet e brendshme të njëra-tjetrës, por kanë mbështetur njëra-tjetrën në çështje lidhur me interesat thelbësore. Kjo është arsye e rëndësishme për përparimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Marrëdhëniet kino-ruse janë bërë gjithashtu marrëdhënie me nivelin më të lartë të besimit reciprok, të bashkëpunimit dhe me vlerën më të lartë strategjike.

Në vitin 2018, vëllimi i tregtisë dypalëshe preku një shifër rekord, mbi 100 miliardë dollarë. Presidenti rus Vladimir Putin i quajti këto të dhëna si shumë të rëndësishme. Vëllimi i tregtisë dypalëshe pasqyron statusin aktual të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe është rezultat i përmirësimit të besimit reciprok.

Me rastin e jubileut të 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Rusisë, bashkëpunimi pragmatik dypalësh ka sjellë shumë "përfitime në fushat e energjisë, të ndërtimit infrastrukturor, të teknologjisë së lartë, të tregtisë elektronike, të bujqësisë, të zhvillimit të Arktikut, të bashkëpunimit lokal etj.

Vitet e fundit, përballë sanksioneve të vazhdueshme nga Perëndimi, Rusia ka lëshuar një sinjal për të mbrojtur konkurrencën e ndershme dhe kundërshton proteksionizmin nëpërmjet platformave të tilla si Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Shën Petersburgut. Me ngritjen e unilateralizmit dhe të proteksionizmit, sistemi dhe rendi ndërkombëtar po përballet me sfida. Kina dhe Rusia janë të vendosura për ruajtjen e paqes, të stabilitetit botëror e të drejtësisë ndërkombëtare. Në një botë gjithnjë në ndryshim, Kina dhe Rusia kanë luajtur një rol pozitiv si "gur balasti dhe stabilizator". Në një pikënisje të re historike, bashkëpunimi gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës dhe Rusisë me siguri do të sjellë arritje më të suksesshme në dobi të dy popujve si dhe shpresë të re për zhvillimin botëror.

Mrekulli
Lajmet Kryesore