Hapet Samiti i 2-të i Ndërtimit të Kinës Digjitale

2019-05-08 10:34:17 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën u hap në qytetin Fuzhou të provincës Fujian të Kinës Juglindore Samiti i 2-të i Ndërtimit të Kinës Digjitale, i cili shfaq në mënyrë të gjithanshme sukseset e arritura nga Kina në zhvillimin e digjitalizimit.

Tema kryesore e samitit është "Kultivimi i energjisë së re me informatizim, nxitja e zhvillimit të ri me energji të re, krijimi i sukseseve të reja me zhvillim të ri". Në samitin e sivjetshëm është shtuar platforma e bashkëpunimit për nxitjen e ndërtimit të Kinës digjitale me forcat globale, duke tërhequr institucione e kompani nga Britania, Franca, ShBA-ja, Danimarka e Izraeli.

Vlen të thuhet se në këtë samit theksohet elementi "5G" dhe të gjitha sallat e ekspozitës mbulohen me sinjal 5G.

"Platforma e publikimit të politikave për zhvillimin e informatizimit të Kinës" është një nga temat kryesore të këtij samiti. Gjatë samitit, 156 kompani do të publikojnë produkte e teknologji të reja dhe 11 ministri do të raportojnë lidhur me informatizimin. Në forumin kryesor të samitit, Zyra Shtetërore e Informacionit të Internetit e Kinës mbajti "Raportin e zhvillimit të Kinës digjitale për vitin 2018". Zv.shefi i zyrës Yang Xiaowei u shpreh:

"Në vitin 2018, përmasat e ekonomisë digjitale të Kinës arritën në 31.3 trilionë juanë, duke zënë 34.8% të GDP-së."

Njëkohësisht digjitalizimi e informatizimi po nxitin zhvillimin me cilësi të lartë të Fujian-it. Vjet përmasat e ekonomisë digjitale të kësaj province arritën në 1.42 trilionë juanë, duke zënë mbi 30 % të GDP-së. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore