Kina i kundërpërgjigjet luftës tregtare vetëm me një taktikë

2018-08-16 16:23:08 CRI Komenti juaj Printoni

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara flasin për "përparësinë e ShBA-së" dhe zbatojnë unilateralizmin dhe hegjemoninë tregtare, çfarë thotë Kina? Çfarë po bën Kina? Reforma dhe Hapja! Nxitja e reformës, zgjerimi i hapjes dhe zhvillimi janë "shkopi magjik" për të gjitha çështjet.

Le ta vrojtojmë këtë çështje me "teleskopin" e historisë. Si mund të luftohet kundër rrymës së prapavajtjes dhe të ndiqet prirja e kohës? Jo me unilateralizëm e hegjemoni, por me përpjekje të përbashkëta dhe ndarjen e përbashkët të fitimeve.

Kina ka traditën e vet historike, të menduarit e vet pragmatik, teorinë e vet të zhvillimit dhe logjikën e vet të punës. Kina është një vend i vetëdijshëm, i pavarur dhe i përgjegjshëm dhe jo një vend në varësi të tjerëve, i verbër dhe paragjykues.

Përpara luftës tregtare të pashmangshme, Kina ka vendosmërinë për të luftuar.

Në një intervistë për median "Knight Island", prof. Zheng Yongnian, drejtori i Institutit të Azisë Lindore të Universitetit Kombëtar të Singaporit, paralajmëron dy kurthe që Kina duhet t'i shmangë: "kurthin e të ardhurave të mesme" dhe "kurthin e Tuqididit". Por Shtetet e Bashkuara kanë mendim tjetër, që "kurthi i Tuqididit" është e vërteta. Nëse Kina do të shmangë "kurthin e të ardhurave të mesme", ajo dhe ShBA-ja së ​​bashku do të bien në "kurthin e Tuqididit". Në vend të kësaj, sipas ShBA-së, është më mirë që Kina të bjerë në humnerë, që ShBA-ja të qëndrojë në majë.

Një mendim i tillë i ShBA-së ka çuar në luftën tregtare dhe kundërpërgjigjen e Kinës.

Çdo gjë ka sipërfaqen dhe brendësinë, e nga kjo nuk bën përjashtim as edhe lufta tregtare mes Kinës dhe ShBA-së. Në këtë rast, "sipërfaqja" është shtimi i tarifave në mënyrë të ndërsjellë. Në këtë aspekt, Kina duket shumë pasive teknikisht, sepse gjithmonë është ShBA-ja që merr hapin e parë. Në aspektin moral, Kina është aktive. Për arsye që ShBA-ja ka provokuar, ndërsa Kina e kundërpërgjigj me racionalitet. Por sidoqoftë, nga sipërfaqja, të dyja palët do të pësojnë dëmtime dhe do të shërohen me metoda të tjera. Të dy konkurrojnë me aftësinë e përgjithshme kombëtare. Më e rëndësishmja, fitimi i luftës tregtare është fitore në thelb.

Cili është thelbi? Është kontrasti i forcës mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe ndryshimi i strukturës ndërkombëtare që rrjedh nga e para. Kyçi i fitores varet nga ajo nëse strategjia kombëtare e secilës palë përputhet apo jo me rrugën e vetëzgjedhur.

"Reforma dhe Hapja " është ritmi i vetë i Kinës, është rruga që ajo po ndjek sipas ideve të veta. Në kaq pak vite, si është zhvilluar Kina në një vend me vëllim të madh ekonomik, me tregun më të madh në botë, hapësirë ​​të madhe zhvillimi dhe ndikim të konsiderueshëm ndërkombëtar? Me një taktike kyçe: Reforma dhe Hapja.

Prandaj, në luftën e tanishme tregtare, Kina ka besimin për të fituar.

Nga 1978 deri në 2018, Kina ka kaluar 40 vjet të jashtëzakonshëm. Gjatë kësaj periudhe, a ka kopjuar ajo modelin e hartuar nga Perëndimi, si disa vende të tjera? Jo. Kina po ndjek rrugën e saj, me një qëndrim të vendosur dhe vetëbesim, me qëndrimin e Reformës dhe të Hapjes, dhe ka nisur rrugën e suksesshme të socializmit me karakteristika kineze. Nga ana tjetër, çfarë ndodhi me një numër vendesh që kopjuan modelin perëndimor në emër të "demokracisë" apo me etiketën e "tregut të lirë"? Këto vende janë dobësuar e jo fuqizuar, dhe ndikimi i tyre ndërkombëtar nuk është rritur, por është dobësuar. Ndërsa Kina është fuqizuar me ritmin e vet dhe është integruar në botë.

Kur u hedhim një vështrim këtyre 40 vjetëve të integrimit të Kinës në botë, ato duken si një moment në histori. Por ajo që ka ndodhur në këtë "moment" për disa vende është "tronditëse". Kësisoj, ka vende dhe persona për të cilat ngritja dhe fuqizimi i Kinës është e patolerueshme, që duan t'i japin përparësi vetes dhe të frenojnë zhvillimin e Kinës. Megjithatë, pista ndërkombëtare e konkurrencës së ndershme do të jetë gjithmonë e hapur. Në rrethanat e globalizmit, pala që mendon vetëm për veten nuk do të ketë miq të vërtetë; njerëzit që shkelin rregullat nuk do të fitojnë mbështetje të sinqertë; logjika grabitqare dhe hegjemonia nuk do të fitojnë betejën përfundimtare.

Sa më të mëdha të jenë dallgët, aq më shumë vendosmëri duhet. Në kohët e trazuara duhet më shumë karakteri heroik për të vazhduar Reformën dhe Hapjen. Në luftën tregtare, Kina do të mbajë këtë fokus strategjik, do të fuqizohet, do të kontrollojë të ardhmen e vet.

Historia ka dëshmuar se Kina mund të bëhet vetëm Kinë. Një Kinë e pavarur, me vetëbesim dhe e fuqishme.

Historia do të dëshmojë gjithashtu se Kina do të bëhet patjetër Kinë. Një Kinë e pasur, moderne dhe e madhe.

(Autori është Dong Guo Zai Shu, gazetar nga media "Knight Isand")

Mrekulli
Lajmet Kryesore