"Armëpushimi" tregtar mes Kinës dhe ShBA-së, shembull për botën

2018-05-25 16:34:22 CRI Komenti juaj Printoni

Pas disa raundesh bisedimesh të vështira, "atmosfera e tensionuar" në marrëdhëniet tregtare kino-amerikane do të ketë "pauzë", gjë që qetëson të dy palët dhe "do të çlirojë përkohësisht duart e lidhura" të tregtisë dypalëshe. Gjithashtu, edhe ekonomia botërore do të çlirohet nga lufta tregtare mes dy fuqive të mëdha dhe do të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme.

Arritja e konsensusit ekonomiko-tregtar mes Kinës dhe ShBA-së është në favor të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë botërore. Marrëdhëniet tregtare janë shtylla e marrëdhënieve kino-amerikane dhe "stabilizues" për të siguruar rritjen e ekonomisë botërore. Kjo për arsye se, si ekonomia e parë dhe ajo e dytë e botës, PBB-ja e dy vendeve zë 40 për qind të PBB-së së përgjithshme botërore, ndërsa vëllimi i eksporteve të tyre zë afro një të katërtën e vëllimit global të eksporteve. Po ashtu, investimet e Kinës dhe të ShBA-së në vende të tjera dhe investimet e huaja në këto dy vende janë gati sa 33 për qind e vëllimit të përgjithshëm të botës. Çfarëdo ndryshimi, sado i vogël, i ekonomisë së Kinës dhe asaj të ShBA-së, do të çojë në "lëkundje" të shkallëve të ndryshme të ekonomisë globale.

Presidenti i ShBA-së Donald Trump priti Liu He, përfaqësuesin e Presidentit të Kinës Xi Jinping, në Shtëpinë e Bardhë

ShBA-ja, si ekonomia më e madhe në botë, përvit eksporton një vëllim gjigant produktesh. Në rast se ekonomia amerikane do të ketë luhatje të madhe për shkak të fërkimeve tregtare mes ShBA-së e Kinës, tregtia ndërkombëtare do të përballet me ndryshim të madh. Në rast të një gjendjeje të trazuar të ekonomisë amerikane, dollari, kjo monedhë ndërkombëtare, do të përballet me lëkundje të madhe të vlerës, kështu qe ekonomia e shumicës së vendeve të botës do të pësojë goditje të rëndë. Ekonomia e ShBA-së është "erëmatësi" i ekonomisë botërore. Prirja e zhvillimit të ekonomisë amerikane ndikon te besimi për ekonominë globale. Prandaj, luhatjet e ekonomise amerikane pa dyshim do të ndikojnë gjerësisht në ekonominë botërore.

Kina, ekonomia e dytë e botës, luan rol vendimtar për uljen e rreziqeve të luhatjes së ekonomisë botërore me rritjen e qëndrueshmë të ekonomisë së saj. Në fazën e paskrizës financiare, ekonomia kineze ka ruajtur rritjen e qëndrueshme dhe ka qenë motor i rimëkëmbjes së ekonomisë globale. Sipas të dhënave statistikore, nga viti 2013 deri në 2017, rritja e ekonomisë kineze ka kontribuuar mesatarisht për mbi 30 për qind të rritjes së ekonomisë botërore. Sidomos në vitet 2013 deri në 2016, luhatjet e rritjes së ekonomisë kineze janë mbajtur brenda 1.1 pikë përqindjeje. Nëse nuk do të kishte kontributin e Kinës, ritmet e rritjes vjetore të ekonomisë botërore do të ngadalësoheshin me 0.6 pikë përqindjeje, ndërsa luhatja do të ishte rritur me 5.2 për qind. Në këtë pikëpamje, ekonomia kineze është një faktor i domosdoshëm për qëndrueshmërinë dhe rritjen e vazhdueshme të ekonomisë botërore.

Premtimi i Kinës për zgjerimin e hapjes është një "stimulues zemre" për globalizmin. Nën parullën "Amerika e para", presidenti i ShBA-së Donald Trump ka marrë intensivisht një sërë masash proteksioniste brenda një kohe të shkurtër pasi mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë, gjë që hedh një hije mbi globalizmin e ekonomisë. Lufta tregtare mes Kinës dhe ShBA-së tensionon më tej pasigurinë e së ardhmes së globalizimit. Në marrëveshjen e arritur gjatë konsultimeve të fundit, Kina premtoi rritjen jo vetëm në përmasa të mëdha të importit të produkteve bujqësore dhe energjetike nga ShBA-ja, por edhe përmirësimin e ligjeve dhe rregullave në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe një mjedis më të favorshëm për biznesin. Bashkë me Ekspozitën e Parë Ndërkombëtare të Importit, që do të mbahet brenda vitit në Shangai, Kina i jep botës mesazhin pozitiv që dyert e hapura të Kinës kurrë nuk mbyllen, por do të hapen më tej. Premtimi i Kinës për zgjerimin e hapjes është "stimulues zemre" për zhvillimin e globalizimit.

Siç dihet, vitet e fundit Kina është bërë kontribuesja më e madhe për rritjen vjetore të konsumit botëror. Në periudhën 2013-2016, nëse llogaritet me një vlerë të përcaktuar të dollarit, 23.4 për qind e rritjes së konsumit në botë ishte nga Kina. Krahas kësaj, Kina ka një shtresë të mesme shumë të madhe, e cila është rritur vazhdimisht vitet e fundit. Jo vetëm ShBA-ja, por edhe vende të tjera të botës varen nga tregu gjigant i Kinës. Kinezët dëshirojnë të blejnë produkte nga ShBA-ja dhe nga gjithë bota. Prandaj, premtimi i Kinës për të qenë më e hapur ndaj ShBA-së, është gjithashtu premtim për gjithë botën. Ky pasqyron besimin dhe kurajon e Kinës për zgjerimin e mëtejshëm të hapjes dhe nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të globalizimit.

Konsensusi kino-amerikan janë shembull për zgjidhjen e "fërkimeve tregtare" dypalëshe në kohën e re. Rezultati i konsultimeve tregtare kino-amerikane nuk ka rënë nga qielli. Më e rëndësishmja është kthimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, që mund të dalin jashtë kontrollit, në drejtimin e duhur. Të dyja palët arritën të trajtojnë mosmarrëveshjet dhe fërkimet, duke hedhur vështrimin drejt së ardhmes, për të siguruar më shumë përfitime të përbashkëta.

Kina dhe ShBA-ja janë bërë shembuj për të tjerët në tre aspekte.

Së pari, dy liderët luajtën rolin orientues. Gjatë bisedimeve, ata kanë shprehur rëndësinë e madhe të marrëdhënieve dypalëshe dhe vullnetin për forcimin e bashkëpunimit konkret në fusha të ndryshme. Trajtimi në mënyrë të përshtatshme i çështjeve ekonomiko-tregtare, nxitja e zhvillimit më të madh të marrëdhënieve dypalëshe në të mirën e të dy popujve, janë dëshirë e përbashkët. Po të mungonte toni mbizotërues i dy liderëve, do të ishte e paimagjinueshme që të kishte një arritje kaq të madhe brenda një kohe kaq të shkurtër.

Së dyti është unifikimi i këmbënguljes në parimet dhe fleksibilitetin. Në konsultime, Kina ngulte këmbë që "bisedimet duhet të jenë patjetër të barabarta dhe pala kineze nuk do të pranojë konsultime nën detyrim të njëanshëm". Në të njëjtën kohë, Pekini ishte i mendimit që bisedimet "duhet të jenë konstruktive dhe kanë nevojë për përpjekjet e përbashkëta e të dy palëve". Kështu që pala kineze, sipas kapacitetit të vet dhe kërkesës së Amerikës për zvogëlimin e deficitit, vendosi të zgjerojë më tej tregun e saj. Vendimi i Kinës ka ardhur si rezultati i unifikimit të këmbënguljes në parimet dhe fleksibilitetin.

Së treti, bisedimet janë e vetmja alternativë për të zgjidhur mosmarrëveshje tregtare. Tregtia dypalëshe kino-amerikane prodhon triliona dollarë në vit. Kjo do të thotë që ekonomia e Kinës dhe ekonomia e ShBA-së janë të ndërlidhura ngushtë dhe të varura nga njëra-tjetra. Lufta tregtare nuk është rruga e drejtë për të zgjidhur fërkimet tregare. "Nga bashkëpunimi fitojnë të dyja palët, nga lufta dëmtohen të dyja." Bashkëpunimi është e vetme rrugëdalje. "Armëpushimi" mes Kinës dhe ShBA-së përputhet jo vetëm me interesat e të dy vendeve, por edhe të bashkësisë ndërkombëtare, dhe shërben si precedent dhe shembull për vendet e tjera që kanë mosmarrëveshje tregtare.

Ni Yueju

(Studiuese në Institutin e Kërkimeve Ekonomike dhe Politike të Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës. )

Mrekulli