Masat e Trumpit do të dëmtojnë interesat e ShBA-së

2018-04-05 11:48:47 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti i Tregtisë i ShBA-së shpalli në mëngjesin e të mërkurës sipas orës së Pekinit listën e fundit të tarifave të shtuara ndaj importeve nga Kina, që përfshijnë 1300 artikuj në fushat e aviacionit e aeronautikës, teknologjive të informacionit dhe të telekomunikacionit, robotëve, makinerive etj., me një vlerë të përgjithshme prej afro 50 miliardë dollarësh amerikanë.

Qëllimi i palës amerikane është i dukshëm, që të shënjestrojë teknologjitë e reja dhe të larta të Kinës. Kjo masë e ShBA-së kërkon të qëllojë dy zogj me një gur. Nga njëra anë të frenojë eksportet e Kinës në ShBA dhe, nga ana tjetër, të goditë zhvillimin e Kinës në sektorin e teknologjive të larta.

I.

Pala kineze iu kundërpërgjigj menjëherë masës së ShBA-së. Në mëngjesin e së mërkurës, Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Jashtme bënë deklarata para nisjes së orarit zyrtar të punës. Ashtu siç parashikohej nga shumë njerëz, krahas dënimit të shprehur ndaj palës amerikane, pala kineze shpalli se do të ketë kundërpërgjigje të barabartë me forcën dhe përmasat e masave amerikane. Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Financave shpallën bashkërisht pasdite rritjen me 25% të tarifave doganore për 106 produkte që importohen nga ShBA-ja në Kinë me vlerë prej 50 miliardë dollarë amerikanë, duke përfshirë sojën, makinat, prodhimet e industrisë kimike, aeroplanët, etj.

Më 2 prill hynë në fuqi masat kundërgoditëse me vlerë prej 3 miliardë dollarësh amerikanë kundrejt imponimit të tarifave nga pala amerikane mbi produktet e çelikut dhe të aluminit. Ky fërkim ishte vetëm preludi i luftës tregtare kino-amerikane. Lista e palës amerikane e publikuar të mërkurën, si dhe kundërpërgjigjia e palës kineze janë "daullet" e luftës së vërtetë. Pala amerikane shpalli se kjo listë është vetëm "propozim", që do të ketë një periudhë publikimi prej 60 ditësh dhe pastaj do të përcaktohen artikujt përfundimtarë për të cilët do të vendosen tarifa. Ky veprim i palës amerikane është "parada e armëve", që orvatet ta mposhtë Kinën para luftës. Por pala kineze nuk do të trembet nga kurthi amerikan.

Nga lista e tarifave del qartazi synimi i ShBA-së, e cila dëshiron ta frenojë programin e Kinës "Made in China 2025" dhe ta kthejë manifakturën kineze në shekullin e kaluar.

Në fakt Kina është shumë e pavarur në kërkimet në aviacion e aeronautikë, ka ecur më përpara se ShBA-ja në teknologjinë e telekomunikacionit 5G dhe ka aftësi të madhe konkurruese në robotikë. Veprimi i Uashingtonit do t'u kujtojë kinezëve që, në zhvillimin e teknologjive të larta, Kina nuk duhet të marrë as edhe një "gozhdë" nga pala amerikane dhe duhet të mbështetet krejtësisht te studimi i vet i pavarur.

Njëkohësisht, tregu kinez duhet t'u japë më shumë përparësi kompanive kineze të teknologjive të larta, sepse produktet amerikane të telekomunikacionit mund të përbëjnë kërcënime të fshehura ndaj sigurisë kombëtare të Kinës. Këto kërcënime ndaj Kinës janë më serioze se ato që ndien pala amerikane nga produktet kineze.

II.

Kundrejt masave të palës amerikane, edhe pala kineze ka mjaft masa për të goditur pikat më të dobëta të palës amerikane. Soja dhe misri janë në plan të parë. Nga dëmtimi i bujqësisë, ShBA-ja do të preket gjerësisht dhe do të goditet fortë politikisht. Për këtë do të paguajë rëndë Partia Republikane në pushtet.

Me shtimin e tensionit tregtar, fermerët amerikanë të sojës janë shumë të shqetësuar e madje bënë reklaramë televizive kundër Trumpit për nisjen e luftës tregtare me Kinën. Shqetësimet e fermerëve amerikanë do të shndërrohen në presion politik ndaj qeverisë amerikane.

Tjetër dobësi e palës amerikane në luftën tregtare është industria e automjeteve. Kompanitë amerikane të automjeteve GE, "Ford" etj. kanë ngritur fabrika në Kinë dhe Kina është tregu nr.1 i GE-së jashtë ShBA-së.

Nëse Kina do të ngrejë në përmasa të mëdha taksat doganore për automjetet amerikane dhe pjesët e këmbimit përkatëse, kompanitë amerikane do të detyrohen të shpërngulin më shumë hallka prodhimi në Kinë dhe kjo do të shkaktojë

recesionin e mëtejshëm të prodhimit të automjeteve në ShBA. Kina, si tregu më i madh i shitjes së automjeteve në botë, mund të mbizotërojë strukturën globale të industrisë së automjeteve.

Pakësimi i porosive për kompaninë "Boeing" do të përbëjë gjithashtu goditje kundër palës amerikane. Këto porosi të pakësuara Kina mund t'ia japë "Airbus"-it.

Kina zotëron edhe shumë masa të tjera të tilla. Degët e kompanive amerikane në Kinë prodhojnë dhe shesin produkte në Kinë me vlerë prej mbi 200 miliardë dollarësh.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre produkteve mund të zëvendësohen nga produktet e kompanive kineze.

III

Një pjesë e elitës amerikane mendojnë gabimisht se ekonomia kineze mbështetet më shumë te tregu amerikane sesa ekonomia amerikane te tregu kinez. Kjo përshtypje e gabuar e ka nxitur Uashingtonin ta ndryshojë politikën tregtare ndaj Kinës.

Por fakti është se përmasa e tregut të konsumit në Kinë e ka kaluar atë të ShBA-së. Teoria që "Kina mbështetet më shumë te ShBA-ja" nuk qëndron nga ana logjike.

Në përgjithësi, kjo luftë tregtare e nisur nga ShBA-ja synon "vrasjen e zhvillimit të teknologjive të larta nga Kina" dhe "bllokimin e Kinës në rrugën e saj të rimbëkëmbjes". ShBA-ja frikësohet nga forca konkurruese e Kinës në teknologjitë e larta dhe merr masa izolimi. Ajo nuk i inkurajon firmat amerikane të marrin pjesë në konkurrencë, por i "mbron" ato me luftën tregtare.

Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale është krejtësisht një pretekst. Edhe sikur Kina të veprojë më mirë se ShBA-ja në këtë drejtim, konflikti i nisur nga pala amerikane do të vijë nën pretekste të tjera.

Çfarë Kina duhet të bëjë tani për tani është ta detyrojë palën amerikane të paguajë në mënyrë të barabartë. Humbjet e vërteta do ta prekin shoqërinë amerikane dhe do ta nxitin të jetë e ndërgjegjshme për raportin e potencialit midis Kinës dhe ShBA-së dhe të rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj Kinës. (Wang Lei)

Mrekulli