Aspirata e të gjithë kombit te aeroplanmbajtësja e parë kineze

2017-12-29 09:19:54 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 2017 u shfaqën shumë armë e pajisje ushtarake të prodhuara në mënyrë të pavarur nga Kina. Sivjet u lëshuan në det aeroplanmbajtësja e parë e prodhuar në Kinë dhe destrojeri i tipit 055, u ngjit të fluturim aeroplani luftarak "Jian-20" ... Për Kinën, zhvillimi i armëve nuk synon demonstrimin e forcës ushtarake, por mbrojtjen e sigurisë territoriale dhe të interesave të saj të zhvillimit.

Më 26 prill 2017, nën tingujt e mprehtë të sirenës, u lëshua në det në qytetin Dalian të Kinës Verilindore aeroplanmbajtësja e parë e prodhuar nga Kina vetë. Kjo shënoi përfundimin e ndërtimit të trupit të këtij aeroplanmbajtëseje.

Specialisti ushtarak Wang Yunfei ka shërbyer në ushtri për shumë vjet. Kur ai ishte i ri dhe punonte si kapiten i një fregate, nuk e mendonte se një gjë e tillë do të ndodhte dy-tre dhjetëvjeçarësh. "E kisha një ëndërr të tillë para 20 a 30 vjetëve, por nuk kisha besim, sepse atëherë niveli i industrisë dhe fuqia ekonomike e vendit tonë nuk janë të mjaftueshme për realizimin e ëndrrës së aeroplanmbajtëses pas njezet - tridhjetë vjetëve," thotë ai.

Në vitin 2012, aeroplanmbajtësja e parë kineze "Liaoning", e ndërtuar mbi bazën e rikonstruksionit të aeroplanmbajtëses ukrainase "Varyag", u fut zyrtarisht në shërbim dhe qysh atëherë, kinezët kanë mbajtur shpresa të mëdha për ndërtimin nga vetë Kina të një aeroplanmbajtëseje. Në fakt, një aspiratë e tillë është e vjetër. Në kohët moderne, pas vitit 1840, Kina kishte pësuar mposhtje dhe agresione të ndryshme në det, prandaj kinezët kanë treguar vëmendje të madhe për zhvillimin e forcave detare. Duke kujtuar gjendjen e viteve '80-'90 të shekullit të kaluar, Wang Yunfei thotë: "Në atë kohë shumë banorë të thjeshtë dhuruan para për ushtrinë. Por ata nuk dinin ku të dhuronin para dhe ua dërgonin drejtpërdrejt autoriteteve të forcave detare, duke treguar qartë se paratë e tyre ishin për zhvillimin e aeroplanmbajtëses kineze."

Sipas Wang Yunfei-t, ndërtimi i një aeroplambajtëseje nuk varet vetëm te zhvillimi i armëve dhe pajisjeve luftarake, por simbolizon ngritjen e nivelit të përgjithshëm të industrisë kineze. "Prodhimi i një aeroplanmbajtëseje ka të bëjë me fusha të ndryshme të industrisë, si aviacioni, inxhinieria elektronike, industria e makinerive, industria kimike, lëndët e para etj. dhe përfshin dhjetëra mijë fabrika e uzina. Prandaj ajo ka luajtur një rol nxitës shumë të madh në ngritjen e aftësisë bazë të industrisë."

Nga pamja e jashtme, aeroplanmbajtësja e prodhuar nga Kina është e ngjashme me aeroplanmbajtësen "Liaoning", por ndërtimi i këtij gjiganti nuk ishte një gjë e lehtë. Duan Hong, specialist i lartë kinez për teknologjinë e aeroplanmbajtëses, thotë: "Aeroplanmbajtësja 'Liaoning' kishte një strukturë të plotë të trupit dhe ne bëmë vetëm riparime dhe rikonstruksion të pjesshëm. Aeroplanmbajtësen e prodhuar nga vetë Kina e projektuam që nga fillimi dhe duhej të zgjidhnim problemin e materialeve. Nuk kishim shumë materiale për ndërtimin e aeroplanmbajtëses siç kishin vendet e tjera. Pra, në shumë aspekte, provuam për herë të parë."

Nga nisja e punëve të ndërtimit deri në lëshimin në ujë të aeroplanmbajtëses, Kina nuk shpenzoi as 26 muaj, vetëm gjysma e kohës së ndërtimit të një aeroplanmbajtëseje të ngjashme. Lëshimi në ujë shënon edhe arritjen në një nivel të ri të industrisë së prodhimit të anijeve të Kinës. Drejtuesi i përgjithshëm i prodhimit të aeroplanmbajtëses kineze Hu Wenming vë në dukje: "Në 'kurorën mbretërore' të industrisë së prodhimit të anijeve ka tre margaritarë dhe një prej tyre është aeroplanmbajtësja. Kemi projektuar dhe prodhuam krejtësisht në mënyrë të pavarur aeroplanmbajtësen, gjë që tregon se Kina zotëron aftësinë e prodhimit të anijeve më të përparuara në botë."

Hu Wenming tha se, si një anije e madhe mbiujore, ndërtimi i aeroplanmbajtëses ndahet në katër etapa: prodhimi, lëshimi në ujë, prova e ankorimit e prova detare, si dhe vënia në funksionim. Tani aeroplanmbajtësja kineze do të hyjë në periudhën e provës së ankorimit, në përgatitje për provën detare.

Gjatë vitit 2017, prodhimi i një sërë armësh të reja kineze ka ringjallur "teorinë e kërcënimit nga Kina". Në përgjigje të kësaj, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang ritheksoi: "Kina do të këmbëngulë në rrugën e zhvillimit paqësor dhe në politikën e mbrojtjes me karakter difensiv. Zhvillimi i forcave ushtarake, duke përfshirë flotën detare, ka për qëllim mbrojtjen e sigurisë territoriale dhe të interesave të zhvillimit kombëtar, si dhe paqen në botë." (Wang Lei)

Mrekulli