Kina fiton vlerësimin e Perëndimit falë potencialit të saj

2017-09-30 16:52:37 CRI Komenti juaj Printoni

Në një analizë të publikuar kohët e fundit në uebsajtin e gazetës hongkongase "Asia Times" thuhet se zhvillimi i Kinës ka sjellë ndryshimin e qëndrimit të Perëndimit ndaj saj.

Në vitin 2015 "u ça shkuma" e tregut aksionar kinez. Mediat kryesore perëndimore ishin të mendimit në atë kohë se ekonomia kineze do të binte në recesion, ashtu si ShBA-ja gjatë krizës së kredive hipotekare në nivelit të dytë dhe Europa gjatë krizës së borxheve, dhe ekonomia kineze nuk do të lulëzonte më. Por sivjet, tregu aksionar kinez ka pasur rritje të madhe dhe në rrjedhim, edhe opinioni perëndimor ka ndryshuar. Në veprën e tij "Një luftë e pashmangshme: A mund t'i shpëtojnë ShBA-ja dhe Kina kurthit të Tuqididit?", Graham Allison e përshkruan Kinën si një vend plot gjallëri dhe të orientuar drejt zhvillimit teknologjik. Ai është i mendimit se ngritja e Kinës është e domosdoshme.

Në fillim të këtij viti, në Kinë u ngritën çmimet e prodhimit, u stabilizua rezerva valutore, u shtuan ndjeshëm fitimet e ndërmarrjeve, u pakësuan borxhet dhe u rrit çmimi i aksioneve. Investitorët kanë filluar të besojnë te bursat kineze. Njëkohësisht, pjesa e kompanive kineze në tregun global të produkteve elektronike u rrit nga 30 % në vitin 2012 në 60 % vjet, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet të shkojë në 87 %. Kina ka tregun e përbërësve elektronikë më të madh në botë dhe në këtë treg marrin pjesë edhe shumë kompani amerikane.

Në artikullin e gazetës hongkongase "Asia Times" vihet në dukje se krahinat perëndimore të Kinës, të lëna jashtë vëmendjes së Perëndimi për një kohë të gjatë, janë bërë tani zonat me gjallërinë më të madhe në ekonominë kineze. Studimet e fundit tregojnë se kryeqendra e provincës jugperëndimore Sichuan, Chengdu, me 12.3 milionë banorë, është qyteti kinez me ritmet më të shpejta të zhvillimit. Zhvillimi i këtij qyteti, që ndodhet përgjatë Rrugës së Mëndafshit, tregon se nisma "Një brez, një rrugë" ka pasur ndikim.

Në fakt, kjo nismë ka nxitur jo vetëm zhvillimin e krahinave perëndimore të Kinës, por edhe të vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë". Vjet u vu në funksionim linja hekurudhore nga Kina në Iran dhe Turqi, e cila do të vijojë edhe në Evropën Perëndimore. Kjo linjë ul shumë kohën dhe koston e transportit në kontinentin euroaziatik. Më 6 shtator, nga qyteti Yinchuan i Kinës Veriperëndimore u nis treni i parë për në Teheran, duke mbërritur në destinacion pas 15 ditëve, gjysma e kohës që duhet me transportin detar. Krahas kësaj, në tetor do të fillojë ndërtimi i hekurudhës që lidh Kinën, Turqinë dhe Kaukazin Jugor. Kina është tani burimi nr. 1 i importeve për Turqinë.

Përveç kësaj, në saje të linjave hekurudhore midis Azisë Perëndimore dhe Pekinit, kompanitë kineze mund të transportojnë përbërës të produkteve të tyre me kontenierë, të punësojnë krahë pune me kosto të ulët në Turqi dhe të eksportojnë produkte të gatshme në Europë e Afrikë, vëren "Asia Times".

Artikulli i gazetës vazhdon më tej duke vërejtur se, me përhapjen e bandës së gjerë të lëvizshme, gjithnjë e më shumë kinezë përdorin smartfona dhe në Kinë është popullarizuar mjaft pagimi elektronik në vend të pagimit me para në dorë. Gjigantët kinezë të internetit i kanë përfshirë dhe zonat e gjera rurale të Kinës në tregun ekonomik global, kështu që edhe fermerët e tregtarët e vegjël mund t'i shesin mallrat e tyre në mbarë botën.

Njoftohet se Turqia planifikon të bëhet një "shoqëri pa para në dorë" deri në vitin 2023 në bazë të teknologjisë kineze. Sot, 90% e smartfonave në mbarë globin prodhohen në Kinë. Kina ende është mbizotëruese ndër ekonomitë e reja me koston e lirë të krahëve të punës.

Në fund të artikullit të gazetës "Asia Times" nxirret përfundimi se Kina po ndryshon ekonominë e vendeve përreth, gjë që ka rëndësi të madhe strategjike. Në krahasim me zhvillimin ekonomik të Perëndimit, Turqia tregon më shumë vëmendje për Kinën dhe Irani mbështetet gjithnjë e më shumë tek investimet e Kinës në industrinë e naftës dhe të gazit natyror.

Në një kontrast të fortë është rënia e shpejtë e ndikimit të ShBA-së në Azinë Perëndimore. Befasisht, nga Deti i Kinës Jugore deri në ngushticën e Bosforit, ShBA-ja mund të shikojë ndikimin e Kinës, përfundon artikulli i gazetës hongkongase "Asia Times". (Wang Lei)   

Mrekulli