Turqi: Lëvizja islamike e Turkistanit Lindor në listën e organizatave terroriste

2017-08-15 15:00:09 CRI Komenti juaj Printoni
Qeveria turke e përfshiu Lëvizjen islamike të Turkistanit Lindor në listën e organizatve terroriste. Kjo lëvizje pasoi takimin midis ministrit të Jashtëm të Kinës Wang Yi dhe homologut të tij turk, Mevlut Cavusoglu, që u zhvllua ditët e fundit në Pekin në kornizën e mekanizmit të konsultimeve midis ministrave të Jashtëm të Kinës dhe të Turqisë.

Ky është tjetër sukses i Kinës në luftën kundër separatizmit pas vitit 2002, kur Lëvizja Islamike e Turkistanit Lindor u konfirmua nga OKB-ja si organizatë terroriste. Gjatë 15 vjetëve, kanë ndodhur shumë zigzage dhe më në fund edhe Turqia e përfshin këtë organizatë në listën e terroristëve.

Lëvizja Islamike e Turkistanit Lindor

Lëvizja Islamike e Turkistanit Lindor (LITL) është një grup separatistësh, me qëndrim ekstremist fetar, që orvaten të krijojnë me mënyra terroriste "Shtetin Islamik të Turkistanit Lindor", nëpërmjet njësimit të pushtetit me fenë, në rajonin Xinjiang të Kinës.

Në vitin 2016, LITL-i kreu një shpërthim në godinën e ambasadës së Kinës në Kirgistan. Në vitin 2014, kjo organizatë ishte përgjegjëse e sulmit terrorist në stacionin jugor të trenit në Urumqi, kryeqendrën e rajonit autonom të Xinjiang Ujgurit dhe me këtë rast, banditët qëlluan me thika kalimtarët e pafajshëm në stacionin e trenit. Në vitin 2008 gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit, në Kashgar të Xinjiang-ut ndodhi një tjetër sulm kundër forcave policore të kufirit dhe LITL mori përgjegjësinë e ngjarjes. Kjo organizatë ka marrë përsipër dhe një sërë sulmesh në rajonin Xinjiang në vitin 2011, si dhe shpërthimin e një autobusi në maj të vitit 2008 në provincën Yunnan e në qytetet Shangai e Wenzhou.

Krahas këtyre sulmeve, LITL ka lidhje të ngushta me organizata të tjera terroriste. Në kohën më aktive të Osama Bin Ladenit, në organizatën al-Kaida kishte një batalion të "Turkistanit Lindor", kurse në organizatën e armatosur të Shtetit Islamik, nuk është ndonjë sekret ekzistenca e brigadës së "Turkistanit Lindor".

Strehimi

Prej kohësh, LITL, një organizatë me ngjyrim të dukshëm terrorist e ka konsideruar Turqinë si strehim. Kjo vjen nga shkaqet historike dhe reale.

Si pasojë e luftrave midis fiseve e kombësive, shumë kombësi aktuale të Azisë Qendrore i përkasin të njejtës familje gjuhësore me Turqinë dhe kjo përbën bazën e ëndrrës së tyre për "rilindje", madje këtu buron Pan-Turqizmi.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, ati i Turqisë moderne Mustafa Kemal Ataturk, në krye të lëvizjes së turqve të rinj drejtoi revolucionin kombëtar, duke hequr dorë nga universalizmi i Perandorisë Osmane dhe ristrukturoi kombin turk modern.

Faktet e viteve të fundit tregojnë se pala turke ka toleruar forcat e "Turkistanit Lindor" dhe shembulli më i dukshëm është se shumë elementë kriminalë të kësaj organizate kanë depërtuar në Evropë nëpërmjet Turqisë. Forcat e "Turkistanit Lindor" e konsiderojnë Turqinë si strehë dhe mbi 20 organizata të tilla zhvillojnë aktivitetin e tyre në territorin turk.

Në shoqërinë e sotme turke, radikalët e pan-turqizmit janë ende forca politike me influencë të konsiderueshme. Shembulli tipik është Partia e Përparimit Kombëtar e Turqisë, që është aleate e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi, në fuqi në shtetin turk.

Nga këndvështrimi historik dhe aktual del se për arritjen e rezultatit të fundit nuk kanë munguar përpjekjet e paepura të qeverive të të dy vendeve.

Shqetësimet nga vende të tjera

Vitet e fundit, nën presionin e komunitetit ndërkombëtar dhe të politikës së brendshme turke, qeveria e Erdoganit është treguar gjithnjë e më të rreptë ngaj celulave të Shtetit Islamik në vend. Në fund të vitit 2015, policia turke arrestoi dy anëtarë të LITL-it, që i shërbenin Shtetit Islamik. Kundrejt këtij veprimi, Shteti Islamik reagoi pa hezitim nëpërmjet një sërë sulmesh kundër aeroportit të Stambollit, një lokali në vigjiljen e Krishtlindjes etj.

Me ndryshimin e situatës pas grushtit të shtetit në Turqi, Erdogan dhe Putin, dy veteranë në arenën politike, arritën konsensusin për çeshtjen e Sirisë dhe Turqia nisi luftën e pandërprerë kundër Shtetit Islamik, duke mos folur më për strehimin e pasuesit e tij, LITL.

Vështirësitë e brendshme

Nga situata e brendshme e Turqisë, megjithëse Erdogani realizoi ëndrrën e tij të "sistemit presidencial" me epërsi të dobët, ai ndodhet përpara presioneve jo të vogla.

Në të kaluarën ushtria turke mund ta ndryshonte lehtësisht pushtetin me grusht shteti, por e kishte të vështirë ta lëkundte postin e Erdoganit, sespe ai ka shënuar suksese në zhvillimin ekonomik gjatë dhjetë vjetëve të fundit dhe të ardhurat e turqve kanë pasur rritje të dukshme. Aktualisht situata ekonomike e Turqisë nuk është optimiste, si pasojë e telasheve të llojllojshme në vendet e Gjirit Persik. Qysh nga viti 2014, rritja ekonomike e Turqisë ka mbetur në rreth 3%, ndërsa përqindja e inflacionit ishte afro 10% përqindja e papunësisë është rritur nga viti në vit. Opinioni publik mund të mendojë se kjo është një vështirësi e përkohshme, por nëse Erdogani nuk mund ta zgjidhë problemin e stanjacionit ekonomik pas zbatimit të sistemit presidencial, a do të gjejë përsëri ai përkrahjen e popullit, kur të përballet me sfidat e së ardhmes ?

Kina

Nisma e Kinës "Një Brez Një Rrugë" është një shans shumë i mirë për Turqinë, që ndodhet në rrugëkryqin Evropë-Azi. Nëpërmjet kësaj platforme, Turqia mund të zhvillojë plotësisht infrastrukturën dhe logjistikën, duke zgjidhur problemin e punësimit.

Përsa i përketKinës, megjithëse Turqia nuk është anëtar i BE-së, ndërmarrjet turke gëzojnë shumë favore në tregun evropian, që nuk i kanë ndërmarrjet kineze. Pra Turqia është vend ideal për ndërmarrjet kineze për zgjerimin e tregut drejt BE-së.

Edhe burimet e pasura natyrore e historike të Turqisë kanë forcë të madhe tërheqëse për turistët kinezë. Në Turqi, sektori i shërbimeve kontribuon në 60% të PBB-së së vendit dhe nga kjo shihet qartë rëndësia e përfshirjes së Turqisë nga Kina si destinacion turistik, për nxitjen e ekonomisë turke.

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin "Një Brez Një Rrugë" në maj të këtij viti në Pekin, presidenti Erdogan premtoi se Turqia do të thellojë bashkëpunimin strategjik me Kinën nga siguria në ekonomi.

Në periudhën e tanishme, përparimi midis Kinës dhe Turqisë në luftën antiterroriste është në favor të të dyja palëve. Besimi reciprok politik me siguri do të garantojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë si dhe paqen e qetësinë e të dyja vendeve, ndërkohë në këtë mjedis paqësor bashkëpunimi ekonomik rritet. Zhvillimi i ekonomisë do të përmirësojë jetën e banorëve dhe kjo do të nxitë edhe konsolidimin e sigurisë.

Në përgjithësi, bashkëpunimi kino-turk jo vetëm bazohet në kërkesat e të dy palëve, por ka edhe perspektivë optimiste në ekonomi. Pra nuk është e vështirë të kuptohet shprehja e ministrit të Jashtëm të Turqisë, "Siguria e Kinës është dhe siguria e Turqisë. Turqia nuk do ta lejojë në asnjë mënyrë, asnjë ngjarje në vend që dëmton sovranitetin, tërësinë territoriale dhe sigurinë e Kinës." (Wang Lei)

Mrekulli