Sukseset e Kinës gjatë Samitit të "Një Brez Një Rrugë"

2017-05-17 10:35:18 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi "Një Brez Një Rrugë", ku morën pjesë krerët e 29 vendeve është konferenca ndërkombëtare e organizuar nga Kina, që ka tërhequr më shumë vëmendjen e botës. Vende si ShBA-ja, Japonia dhe Koreja e Veriut, që mendohej se nuk do të merrnin pjesë në këtë takim, dërguan delegacionet e tyre. Me këtë rast, Kina tregoi një forcë dhe aftësi të jashtëzakonshme organizimi.

Për shkak të mirëpritjes së këtij samiti, Kina bëri të ditur se do të organizojë Forumin e 2-të "Një Brez Një Rrugë" në vitin 2019.

Sipas CRIShqip, në Forum u arritën të paktën 8 suksese, të cilat do të ndikojnë për një periudhë afatgjatë në realitetin e Kinës.

1. Grupi i shokëve është në zgjerim e sipër

Në historinë e Kinës, dinjiteti i një vendi të madh përshkruhet me shprehjen "Kënaqen të afërtit dhe vijnë të largëtit". Në këtë Forum morën pjesë krerët e 29 vendeve, gjë që tregon forcën ndikuese dhe tërheqëse të një vendi. Ndër këto 29 vendeve, shumë janë miq e vëllezër të Kinës, por ka dhe miq të rinj si Argjentina, Kili, Spanja dhe Italia. Në një këndvështrim më të ngushtë, kjo pasqyron rrugën e ngritjes së një vendi. Britania u bë hegjemoni bazuar në sistemin kolonial, ndërsa ShBA-ja sundon botën e mbështetur te sistemi i aleatëve. Sot, Kina është ngritur por nuk synon hegjemoni, sespe ajo mbështetet te grupi i miqve. "Një Brez e Një Rrugë" është grupi i miqve të Kinës, që është në zgjerim e sipër.

2. Pasqyrohet e drejta dominuese e Kinës në arenën ndërkombëtare

Nga ceremonia e hapjes në Qendrën Kombëtare të Kongreseve, pritja në Pallatin e Madh të Popullit, shfaqja artistike në Teatrin Kombëtar e deri në bisedat pranë Liqenit Yanqi, Kina, si organizator i Forumit ka propozuar rendin e ditës dhe ka paraqitur projektin dhe idenë e saj. Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se deficiti i paqes, ai i zhvillimit dhe i administrimit janë sfidat serioze përpara gjithë njerëzimit, duke u shprehur se "janë probleme që i kam menduar prej kohësh". Ky mendim nuk është vetëm për Kinën, por për tërë botën. Në prag të hapjes së Forumit, presidenti i Kirgizistanit paraqiti kërkesën për pjesmarrje në të, gjë që tregon forcën ndikuese dhe të drejtën dominuese të Kinës. Besohet se në të ardhmen, zëri i Kinës do të dëgjohet më shumë në hartimin e rregullave ndërkombëtare.

3. Trumpi dhe surpriza

Në mënyrë të papritur për të gjithë, vetëm dy ditë para Forumit, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të dërgonte një delegacion në Pekin, duke theksuar se ShBA-ja është e ndërgjegjshme që nisma "Një Brez Një Rrugë" është shumë e rëndësishme. Ky lajm habiti mbarë botën. Gjatë tre vjetëve pas paraqitjes së nismës "Një Brez Një Rrugë" nga Kina, qeveria amerikane kishte reaguar ndryshe, duke menduar se Kina kishte më shumë qëllime politike se sa ekonomike dhe po orvatej të zgjeronte sferën e saj të influencës. Por ish-biznesmeni Trump është më realist se Obama dhe Hillary. Tani, me njohjen nga ShBA-ja të nismës "Një Brez Një Rrugë", vendet e tjera nuk kanë më dyshime për të marrë pjesë në ndërtimin e saj.

4. Pritet përmirësimi i marrëdhënieve kino-koreanojugore

Si pasojë e problemit të THAAD-it, marrëdhëniet midis Kinës dhe Koresë së Jugut ranë në pikën më të ulët, gjatë dy vjetëve të fundit. Vendosja e sistemit THAAD nga Korea e Jugut jo vetëm kërcënon sigurinë kombëtare të Kinës, por i kundërvihet sinqeritetit të Kinës për të. Park Geun-hye, prishësja e marrëdhënieve kino-koreanojugore, tani është në burg, kurse presidenti i ri Moon Jae-in u shpreh qartë se mirëkupton plotësisht preokupimet e palës kineze dhe po përpiqet të kërkojë zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Ai vlerësoi nismën "Një Brez Një Rrugë" dhe dërgoi menjëherë në Pekin delegacionin e nivelit të lartë. Pas Forumit pritet një kthesë në marrëdhëniet kino-koreanojugore.

5. Kina largon me sukses shqetësimet e fqinjve

Vendet fqinje të Kinës kanë shprehur shqetësime lidhur me nismën "Një Brez Një Rrugë" . Për shembull Rusia është shqetësuar që sfera e nismës "Një Brez Një Rrugë" të përfshijë vende të dominuara nga Rusia. Politika e Kinës nuk është kundërvënie apo imponim, por përshtatje me politikën e të tjerëve. Nisma "Një Brez Një Rrugë" përputhet me "Lidhjen Ekonomike Euro-aziatike" të Rusisë, përshtatet me synimin e ASEAN-it për ndërlidhshmërinë dhe lidhet me "Rrugën e Zhvillimit" të Mongolisë. Bashkëpunimi me fitime të përbashkëta ka qenë propozimi i Kinës. Për këtë arësye Vladimir Putin erdhi në Pekin me entuziasëm dhe luajti në piano pjesën "Dritarja e Moskës". Edhe Japonia ndryshoi qëndrimin e mëparshëm dhe dërgoi një delegacion në Forum.

Bota dëshiron të dëgjojë zërin e Kinës

6. Prej kohësh, perëndimi ka qenë nismëtari i globalizimit, por tani shumë vende perëndimore përfshihen në rrymën e de-globalizimit. Për shembull presidenti Trump hodhi parullën "Përdor mallrat amerikan dhe punëso shtetasit amerikanë". Por në të njëjtën kohë, Kina mirëpret vendet e tjera të përfitojnë nga treni i shpejtë i saj. Nisma "Një Brez Një Rrugë" është pasqyra më e dukshme që Kina ka përqafuar globalizimin dhe bëhet kështu kartëvizita e diplomacisë kineze. Kina, që është në ngritje e sipër, duke u bërë hartuesi i rëndësishëm i rregullave ndërkombëtare, kontribuesi kryesor i produkteve publike ndërkombëtare si dhe udhëheqësi kryesor i rendit ndërkombëtar. Pa dyshim, kjo është kthesa e strukturës ndërkombëtare.

7. Kapitalet kineze dalin jashtë vendit me hapa të mëdhenj

Gjatë këtij samiti, lideri kinez shpalli se do t'i shtojë 100 miliardë juanë kinezë Fondit të Rrugës së Mëndafshit dhe do t'u ofrojë ndihma prej 60 miliardë juanësh vendeve përgjatë nismës "Një Brez Një Rrugë". Kina nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në kapacitetin e prodhimit me dhjetra vende dhe me këtë rast, kapitalet dhe ndërmarrjet kineze po dalin jashtë vendit me hapa të mëdhenj. Me ndërtimin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë Xhakarta-Bandung, të hekurudhës Kinë-Laos, të portit Guadar dhe të naftë-gazsjellësit të Mianmarit, Kina fitoi shumë projekte ndërtimi, ndërsa vendet e tjera përfituan investime.

8. Kina ka gjithnjë e më shumë vetëbesim

Përveç kufizimit të trafikut në Pekin, kinezët e mirëpritën Forumin në një situatë normale. Para tre vjetëve, kur Pekini organizoi Samitin e APEK-ut, pekinasit gëzuan një javë pushim, por kësaj here, ata jetuan dhe punuan normalisht. Kjo tregon përparim dhe pjekuri. Normaliteti tregon vetëbesimin e Kinës dhe të liderit kinez, që është shumë i rëndësishëm gjatë kësaj periudhe kalimtare.(Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore