Zheng Yongnian: Rryma e de-globalizimit, shansi për Kinën

2017-01-17 17:06:04 CRI Komenti juaj Printoni

Këtë javë, aktualiteti shënon dy ngjarje të mëdha. Së pari, presidenti i Kinës Xi Jinping filloi vizitën e tij të parë të vitit 2017 dhe do të marrë pjesë në Forumin e Davosit gjatë qëndrimit në Zvicër. Së dyti, Donald Trumpi do të nisë mandatin e tij si presidenti i ShBA-së. Të dyja ngjarjet kanë të bëjnë me temën më të rëndësishme të botës, globalizimin.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trumpi është shprehur shpesh kundër globalizimit. Krahas kësaj, gjatë vitit 2016 ndodhën shumë ngjarje të papritura lidhur me de-globalizimin, duke përfshirë shkëputjen e Britanisë nga BE-ja, rikthimin në mbarë globin të ideologjisë së djathtë etj. Në kohën kur ekonomia botërore është ende në rënie, këto koncepte dhe veprime konservatore, madje dhe të krahut të djathtë ekstrem, do t'i sjellin botës më shumë pasiguri politike e ekonomike dhe madje do të ngjallin tronditje.

Pikërisht për këtë arsye, opinioni tregon shumë vëmendje për Kinën dhe ShBA-në, dy shtylla të globalizimit. Kush do të vazhdojë të mbajë flamurin e globalizimit dhe të tregtisë së lirë ? Kjo do të përbëjë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2017 dhe do të ndikojë thellësisht drejtimin e historisë.

Lidhur me këtë temë, i referohemi profesorit Zheng Yongnian, drejtor i Institutit Kërkimor të Azisë Lindore pranë Universitetit Kombëtar të Singaporit.

  • Gjatë vitit 2016, u fol shumë për "regresin e globalizimit". Në cilat aspekte pasqyrohet ai? Si ndryshon struktura e rendit politik e ekonomik global?

Zheng Yongning: Regresi i globalizimit ndodhi edhe në histori, por kam frikë se ky rend i ri, i filluar nga viti 2016 është strukturor dhe do të shënojë regres të madh.

Globalizimi i fundit filloi nga fillimi i viteve '80-të të shekullit të kaluar, i nisur nga vendet perëndimore dhe veçanërisht ShBA-ja dhe u nxit nga forcat e kapitaleve dhe të qeverisë. Por tani, forca drejtuese e globalizimit, d.m.th. vendet perëndimore po tërhiqen dhe kanë prirjen e proteksionizmit tregtar. Kjo është një goditje e rëndë strukturore për ekonominë botërore. Goditje të tilla strukturore kanë ndodhur edhe para dy luftrave botërore, por është e rrallë në histori që proteksionizmi të bëhet rryma kryesore në vendet perëndimore, si ShBA, Britani, Francë dhe Itali, ku de-globalizimi bëhet një rrymë politike.

  • Pse duket regresi kaq masiv në globalizim?

Sigurisht, globalizimi i filluar nga vitet '80-të ka krijuar pasuri kolosale, por ato janë grumbulluar kryesisht në një pjesë vendesh dhe te një numër shumë i vogël njerëzish. Pabarazia e të ardhurave duket në mbarë botën, duke përfshirë Kinën dhe kjo është pasojë e globalizimit.

Dy luftrat botërore u shkaktuan nga problemet e brendshme të vendeve perëndimore, të cilat u shndërruan në një luftë midis vendeve. Edhe tani në vendet perëndimore, problemet e brendshme po shndërrohen në proteksionizëm tregtar. Sigurisht, proteksionizmi është vetëm hapi i parë dhe nëse nuk mund të zgjidhet si duhet, do të ndodhin konflikte gjeopolitike. Kjo është logjika e historisë.

  • Si e konsideroni prirjen e Trumpit për proteksionizmin tregtar?

Zgjidhja e problemit ekonomik të ShBA-së nëpërmjet proteksionizmit tregtar ka mundësi të ushtrojë ndikime pozitive afatshkurtër për ShBA-në, por për një afat të gjatë, do të shkaktojë recesion për ekonominë botërore.

Globalizimi është jo vetëm tregtia e investimet midis vendeve, por një produkt publik. Në sistemin e globalizimit, të gjitha elementet prodhuese lëzivin në mbarë globin, por me proteksionizmin frenohet kjo lëvizje, prandaj do të ketë pasoja për mbarë botën.

Aktualisht ekonomia botërore është shumë e ndërlikuar. Në të kaluarën, tregtia midis ShBA-së dhe Kinës kishte të bënte vetëm me të dyja vendet, por tani, një produkt i eksportuar nga Kina për në ShBA, mund të ketë pjesë të montuara e të prodhuara nga dhjetra vende. Shumë pjesë janë prodhuar nga Japoni, Koreja e Jugut ose vendet e Azisë Jugore. Prandaj tregtia midis ShBA-së dhe Kinës ndikon në shumë vende.

Mendoj se ekipi i Trumpit nuk i merr parasysh të gjitha këto elemente të ndërlikuara. Si një biznesmen i pasurive të paluajtshme, Trumpi e trajton tregtinë globale me mendim tradicional. Shumë ekonomistë perëndimorë parashikojnë se nëse Trumpi do të veprojë sipas deklaratave tëtanishme, ekonomia botërore do të pësojë rënie të mëdha.

Trumpi i njeh problemet ekzistuese, si disnivel i madh midis të pasurve dhe të varfërve, dobësimi i manifakturës etj., por ai përdor mjetin e gabuar. Për zgjidhjen e këtyre problemeve, proteksionizmi nuk është rruga e drejtë, por bashkëpunimi ndërkombëtar dhe globalizimi i tipit të ri.

Nga ky këndvështrim, qëndrimi dhe veprimi i Kinës do të jetë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të botës. Marrëdhëniet kino-amerikane nuk janë thjesht midis dy vendeve. Marrëdhëniet midis tyre, veçanërisht ato ekonomike janë shtylla e botës. Nëse ShBA-ja do të zbatojë proteksionizmin dhe Kina do të ndjekë të njëjtën rrugë kundrejt ShBA-së, atëherë do të prishet sistemi i ekonomisë botërore. Kjo është arsyeja që shumë njerëz mbajnë shumë shpresa për pjesëmarrjen e presidentit Xi Jinping në Forumin e Davosit.

  • Çfarë projekti do t'i ofrojë Kina globalizimit në të ardhmen?

Importimi, reformimi dhe krijimi, këto janë tre hapat e Kinës për sistemin e globalizimit. Hapi i tretë është shumë i rëndësishëm. Vitet e fundit, disa nisma të Kinës, si "një Brez një Rrugë", Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore, Banka e BRIKS-it, kanë aplikuar kriteret dhe rregullat e sistemit të mëparshëm të tregtisë globale. Kina është drejtuese e globalizimit aktual.Kina pranon se ekzistojnë probleme në globalizimin e tanishëm dhe do të paraqitë mënyrën e zgjidhjes. Ky është një shans i mirë për Kinën. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore