Strategjia e ribalancimit e SHBA-së shkakton situatën e nderë në Detin e Kinës Jugore

2016-05-13 15:45:19 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, gazeta e Singaporit "Lianhe Zaobao" botoi artikullin e ambasadorit të Kinës në ASEAN Xu Bu, me titull "Strategjia e ribalancimit e SHBA-së shkakton situatë të nderë në Detin e Kinës Jugore". Në artitull vihet në dukje se pas nxjerrjes nga SHBA-ja të strategjisë së ribalancimit në Azi-Paqësor, problemi i Detit të Kinës Jugore është bërë më serioz. SHBA-ja nxit vendet e Azisë Juglindore të shfaqin qëndrimin e vet mbi çeshtjen e Detit të Kinës Jugore, duke sjellë përçarjen e ASEAN-it. Njëkohësisht çeshtja e lirisë së lundrimit dhe të fluturimit, e shtrembëruar nga pala amerikane ka nxitur situatën e nderë të sigurisë në Detin e Kinës Jugore. Xu Bu propozon në artikull që vendet e këtij rajoni të bashkohen dhe të ndalin cënimin e paqes dhe të stabilitetit në Azi Lindore dhe rënien në "kurthin e Detit të Kinës Jugore".

Mosmarrëveshjet midis Kinës e disa vendeve bregdetare të Detit të Kinës Jugore për sovranitet dhe interesat e të drejtat detare kanë lindur prej mbi 30 vjetëve. Për një kohë të gjatë, Kina dhe vendet përkatëse kanë mbajtur në kontroll çeshtjen e Detit të Kinës Jugore, pa penguar zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve të ASEAN-it. Në nëntor të vitit 2002, Kina dhe ASEAN-i nënshkruan "Deklaratën e Veprimeve të Palëve të Ndryshme të Detit të Kinës Jugore", ku përcaktohet parimi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, duke zhvilluar bashkëpunimin detar nëpërmjet konsultimeve miqësore dhe në mënyrë paqësore.

Por pas zbatimit nga SHBA-ja të strategjisë së ribalancimit në Azi-Paqësor, çeshtja e Detit të Kinës Jugore u bë më e ndjeshme. Që nga viti 2009, funksionarë të lartë amerikanë kanë kritikuar pandërprerë politikën e Kinës në Detin e Kinës Jugore, duke e akuzuar Kinën si kërcënuese të vendeve fqinje dhe destabilizuese në rajon. Njëkohësisht pala amerikane i përkrah hapur mosmarrëveshjet e këtyre vendeve me Kinën.

Duhet nënvizuar se viti 2009 është viti i ndryshimit të situatës në Detin e Kinës Jugore dhe SHBA-ja ka nxitur situatën e nderë në këtë rajon. Pikërisht pas turneut në shkurt të vitit 2009 të sekretares amerikane të Shtetit Hilari Klinton në Azi, disa vende të Azisë Juglindore ndryshuan politikën e tyre lidhur me çeshtjen e Detit të Kinës Jugore. Në mars të atij viti, Filipinet miratuan ligjin territorial detar, duke përfshirë ishullin Huangyan dhe disa pjesë të ishujve Nansha, në territorin e vet. Në maj, Vietnami i paraqiti OKB-së "Projektin e përcaktimit të kufijve detarë kontinentalë të Detit të Kinës Jugore", duke shpallur sovranitetin mbi ishujt Xisha e Nansha të Kinës. Në janar të vitit 2013, Filipinet braktisën më tej marrëveshjen dypalëshe me Kinën, duke paraqitur mosmarrëveshjet përkatëse për arbitrazh ndërkombëtar.

Që nga viti 2015, nën pretekstin e mbrojtjes së lirisë së lundrimit dhe të fluturimit në Detin e Kinës Jugore, SHBA-ja ka dërguar shumë herë luftanije dhe aeroplanë ushtarakë për patrullim në zonën detare të ishujve Nansha. Krahas këtyre, pala amerikane i inkurajon vendet përkatëse të shtojnë forcat ushtarake në Detin e Kinës Jugore, duke ofruar ndihmë ushtarake. SHBA-ja hoqi embargon e armëve ndaj Vietnamit, nënshkroi me Filipinet "Marrëveshjen e forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes", duke rifituar të drejtën e hyrjes së trupave në bazën ushtarake filipinase. Njëkohësisht SHBA-ja e ftoi Japoninë dhe Australinë të marrin pjesë në manovrën e përbashkët ushtarake amerikano-filipinase. Me përkrahjen e palës amerikane, Japonia ka marrë pjesë shumë herë në manovrën e përbashkët ushtarake të SHBA-së dhe të vendeve të Azisë Juglindore, në afërsi të Detit të Kinës Jugore dhe në qershor të vitit 2015, dërgoi avionët patrullues P3C mbi zonën detare të ishujve në Detin e Kinës Jugore. Kjo është hera e parë e ndërhyrjes së hapur ushtarake në situatën e Detit të Kinës Jugore, pas Luftës së Dytë Botërore.

Në artikullin e ambasadorit Xu Bu theksohet se situata e nderë në Detin e Kinës Jugore është shkaktuar artificialisht dhe veprimet e tanishme të palës amerikane mund të nxitin një përçarje më të rëndë në gjirin e ASEAN-it. Kina dhe vendet e ndryshme të ASEAN-it duhet t'i përmbahen qëndrimit për zgjidhjen e çeshtjes së Detit të Kinës Jugore, lidhur me zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve nëpërmjet konsultimeve miqësore dhe mbrojtjen e përbashkët të paqes e stablitetit në këtë rajon, nga Kina e ASEAN-i. Megjithëse pala amerikane ka arritur në njëfarë mase qëllimin e saj, nga situata e nderë në Detin e Kinës Jugore, nuk përfiton askush. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore