Kanye West shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në ShBA

2020-07-06 09:53:59 CRI Komenti juaj Printoni

Këngëtari amerikan i repit Kanye West ka shpallur në "Twitter" se do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të sivjetshme në ShBA.

Nuk është e qartë nëse West-i është serioz në lidhje me kandidaturën për president katër muaj para zgjedhjeve të nëntorit, ose nëse ai ka paraqitur ndonjë dokument zyrtar për të marrë pjesë në votimet shtetërore.

E shoqja, Kim Kardashian West, e ripostoi njoftimin e tij në shenjë përkrahjeje.

Vjet Kanye West foli mbi pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore