Akademia e Filmit e ShBA-së fton 819 anëtarë të rinj këtë vit

2020-07-02 11:52:50 CRI Komenti juaj Printoni

 

Akademia e Filmit e ShBA-së, që jep Çmimet "Oscar", ka ftuar 819 artistë dhe ekzekutivë, përfshirë 15 fitues të "Oscar"-it, të bëhen anëtarë të saj.

Anëtarësia e vitit 2020 është 45 % gra, 36 % nga komunitetet etnike ose racore dhe 49 % të huaj nga 68 vende.

Lista përfshin aktoren kineze Zhao Tao, aktorja e parë aziatike fituese në Çmimet "David di Donatella" në Itali, dhe aktorin Wu Jing. Filmi i Wu Jing-ut "Wolf Warrior 2" i vitit 2017 ka shënuar të ardhurat më të larta nga shitja e biletave të kinemave në Kinë.

Si organizata kryesore e industrisë hollivudiane të filmit, Akademia fton anëtarë të rinj çdo vit. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore