Rihapen muzetë e Greqisë pas heqjes së kufizimeve

2020-06-16 10:40:15 CRI Komenti juaj Printoni

Muzetë në Greqi u rihapën të hënën nën masa të forta sigurie, ndërsa vendi po përgatitet të presë fluturimet e para ndërkombëtare.

Në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Athinës, të gjithë anëtarët e stafit mbajnë maska dhe kapele mbrojtëse. Po ashtu, në çdo sallë ka kuti me dezinfektues dhe shenja që tregojnë vendet ku duhet qëndruar për të admiruar skulpturat.

Drejtoresha e muzeut Maria Lagojani thotë se menaxherët dhe stafi kanë bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar që muzeu të jetë një vend i sigurt për vizitorët.

"Vizitorët nuk duhet të kenë frikë të vijnë në muze. Muzeu Arkeologjik Kombëtar është një muze i madh. Ne kemi vendosur 23 rrugë të ndryshme brenda muzeut për siguri. Secila prej tyre kërkon një orë, pak a shumë, dhe muzeu mund të presë e shumta 1 230 vizitorë," tha ajo.

Në Greqi nuk ka pasur vdekje nga koronavirusi gjatë pesë ditëve të fundit, kurse rastet e konfirmuara janë 3 121.

Mrekulli
Lajmet Kryesore