"Disney" publikon planin për të rihapur parqet e veta në Floridë

2020-05-28 13:38:52 CRI Komenti juaj Printoni

"Disney" ka shpallur planin për rihapjen në faza të parqeve të saj tematike në Orlando të Floridës në korrik.

"Mbretëria magjike" dhe "Mbretëria e kafshëve e "Walter Disney World" pritet të jenë të parët që do të rihapen më 11 korrik.

Pastaj, më 15 korrik, do të rihapen "Epcot" dhe "Hollywood Studios".

Parqet tematike të "Disney"-t nëpër botë u mbyllën nga janari.

Rihapja e parqeve të "Disney"-it nisi në fillim të këtij muaji, duke lejuar një numër të kufizuar vizitorësh në "Disneyland" të Shangait me distancim shoqëror dhe masa të tjera mbrojtëse.

Mrekulli
Lajmet Kryesore