Will Smith në filmin e ri 'Gemini Man'

2019-09-27 16:08:58 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkëpunimi i Will Smith-it me regjisorin Jerry Bruckheimer mund të vazhdojë gjatë në të ardhmen. Ai festoi ditëlindjen e tij të 51-të me producentin në Budapest të Hungarisë të mërkurën në një shfaqje speciale të filmit të tyre të ri, "Gemini Man".

Në këtë film, Smith luan rolin e një vrasësi me pagesë që detyrohet të luftojë me një klon të vetvetes, por më i ri në moshë, 23 vjeç.

Versioni i ri i Smith-it është "100 për qind" i gjeneruar në mënyrë digjitale, shpjegon Smith.

"Nuk është fytyra ime e moshuar. Skuadra digjitale krijoi nga e para një avatar. Ky është karakteri digjital 23 vjeçar, 100 për qind digjital. Kështu që, unë në thelb shpreha karakterin, nuk është trupi im që bën lëvizje dhe veprime të tjera".

Filmi është me regji të fituesit të Çmimit të Akademisë, Ang Lee.

Mrekulli
Lajmet Kryesore