"Good Boys", i pari për vlerën e shitjes së biletave të kinemave në ShBA

2019-08-19 11:28:24 CRI Komenti juaj Printoni

"Good Boys" është i pari film komedi i kategorisë R në tre vjet që zë vendin e parë për vlerën e shitjes së biletave të kinemave në ShBA në debutimin e tij.

Filmi, që tregon historinë e tre djemve që fillojnë një udhëtim pasi lënë shkollën, i ka kaluar parashkimet, duke arritur të fitojë 21 milionë dollarë gjatë fundjavës.

Filma të kategorisë R janë ata që këshillohet të shikohen nën shoqërimin e prindërve nga personat nën 17 vjeç. Qysh nga "The Boss" i Melissa McCarthy, në prill të vitit 2016, asnjë film komedi i kësaj kategorie nuk ka zënë vendin e parë për vlerën e shitjes së biletave në Amerikën e Veriut.

Ndër filmat e tjerë të rinj, "The Angry Birds 2" debutoi me 10.5 milionë dollarë dhe "47 Meters Down Uncaged" me 9 milionë dollarë. "Blinded by the Light", i frymëzuar nga Bruce Springsteen, fitoi 4.5 milionë dollarë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore