Filmi "Ne Zha" zë vendin e parë për të ardhurat nga shitja e biletave në kinematë kineze

2019-08-12 16:52:36 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi i animuar kinez "Ne Zha" udhëhoqi të dielën listën e të ardhurave nga shitja e biletave në kinematë kineze për të 17-n ditë radhas.

"Ne Zha", tashmë filmi i animuar nga pjesa kontinentale e Kinës me vlerën më të madhe të të ardhurave nga shitja e biletave, të shtunën fitoi 177.8 milionë juanë (afro 25.2 milionë dollarë), duke arritur 3.5 miliardë juanë gjithsej.

Filmi tregon historinë e rritjes së Ne Zha-së, një figurë e dashur mitike kineze, por e përshkruan atë më shumë si një djalë të prapë dhe jo si një hero si në veprat e mëparshme. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore