Filmi i ri "Mbreti Luan" kryeson shitjet e biletave të kinemasë në Kinë

2019-07-15 17:43:12 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi i ri i Disney-t 2019 "Mbreti Luan" është renditur në vendin e parë për shitjen e biletave në Kinë gjatë fundjavës së kaluar, duke fituar 382 milionë juanë, prej premierës të premten e kaluar.

Në versionin e ri të flimit shihet një përzierje e elementeve të vjetër me të rinj.

Komploti i risjellë pritet të mbetet kryesisht i njëjtë me filmin origjinal të vitit 1994, i cili ndjek Simba, djalin e mbretit Mufasa, i cili dëshmon vdekjen e babait të tij.

Prindërit e Simba-s luhen nga dy aktorë të njohur, Alfred Woodard, Sarabi, nëna e Simbës dhe James Earl Jones në rolin e tij si Mufasa.

"Mbreti Luan" po shfaqet në kinematë "IMAX 3D" në Kinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore