"Udhëtim për në perëndim", një vepër klasike e letërsisë kineze

2019-07-11 17:06:10 CRI Komenti juaj Printoni

"Udhëtim për në perëndim" është një një vepër klasike e letërsisë kineze, që është përshtatur shumë herë për skenën.

Por, një regjisore europiane e teatrit kohët e fundit tha se publiku britanik do preferonte një performancë të kombinuar me elemente perëndimore.

Narcisa Mocanu, e cila vjen nga Rumania, është presidente e Qendrës Kulturore Europiane për Arsimin.

"Kur bisedova me producentin e një festivali artistik të Edinburgut, ai më tha se audienca angleze është shumë e interesuar për këtë shfaqje dhe këtë histori. Gjëja më e bukur e shfaqjes nuk është skena tradicionale kineze, por të qenit e përzier me stilin perëndimor, kuptohet duke ruajtur llojin tradicional të artit".

Mocanu tha se ky version i "Udhëtimit për në perëndim" është një bashkëprodhim midis Kinës dhe Rumanisë. Rumania dërgoi një regjisor dhe një kinematograf për të punuar me trupën e aktorëve kinezë. Tani, dy palët po punojnë së bashku për ta perfeksionuar më tej këtë vepër.

Mrekulli
Lajmet Kryesore