Platforma "Bilibili" nis përshtatjen e trilogjisë së Liu Cixin-it

2019-06-28 11:29:11 CRI Komenti juaj Printoni

Platforma kineze për shpërndarjen e videove në internet "Bilibili" ka nisur përshtatjen e animacionit fanta-shkencor të trilogjisë së Liu Cixin-it "Problemi tretrupësh".

Zyrtarisht i quajtur "Përkujtimi i së kaluarës së Tokës", trilogjia njihet më shumë me emrin e librit të tij të parë "Problemi tretrupësh".

Ky kompozim aktualisht ndodhet në fazën e përshtatjes së skenarëve dhe do të përdorë teknologjinë 3D.

Në Kinë, kohët e fundit sektori i fanta-shkencës është në rritje.

Në fillim të këtij viti, filmi i përshtatur "The Wandering Earth" i Liu Cixin-it u bë filmi i dytë më i ndjekur në histori në mbarë Kinën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore