Kanë, Monica Bellucci sjell 'Vitet më të bukura të një jete'

2019-05-20 17:47:06 CRI Komenti juaj Printoni

Monica Bellucci eci mbi tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë për premierën e filmit të saj të ri 'Vitet më të bukura të një jete'.

Regjisori Claude Lelouch dhe yjet e tjera iu bashkuan ikonës së kinematografisë botërore, Bellucci-t në këtë event.

Në këtë event u panë edhe Priyanka Chopra me bashkëshortin e saj Nick Jonas dhe Helen Mirren.

Filmi është i dyti pas dramës romantike të vitit 1966 "Një burrë dhe një grua," që fitoi Palmën e Artë.

Lelouch është gjithashtu regjisor i "Një burrë dhe një grua: 20 vjet më vonë" në vitin 1986 me të njëjtat personazhe, Anne Gauthier dhe Jean-Louis Duroc.

Ata u bashkuan përsëri pas 52 vjetësh.

Mrekulli
Lajmet Kryesore