Filmi i ri i Stephen Chow

2019-02-18 16:50:50 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi i ri i njohur i Stephen Chow u publikua me një poster të ri ku zbulohet protagonistja E Jingwen dhe titulli "Mbreti i Ri i Komedisë".

Gjithashtu, gjatë turneut promovues në Hong Kong, regjisori Chow dhe aktorja e mirënjohur Cecilia Cheung, interpretuan dy sekuencat e tyre klasike në filmin hit "Mbreti i Komedisë" në vitin 1999, i cili ka magjepsur një brez filmdashësish dhe ka frymëzuar xhirimet e filmit tjetër.

Lëvizjet konsiderohen si një përpjekje për të kënaqur publikun gjatë Festës së Pranverës ku nuk mungon konkurrenca e ashpër, pasi dalin në treg 13 filma të rinj, pjesa më medha e të cilave gjatë Vitit të Ri kinez.

Në vend të Chow dhe Cheung, këtë herë do të jenë aktorja e re E Jingwen së bashku me aktorin e listës A, Wang Baoqiang.

Në një ngjarje të fundit promovuese në Pekin, aktori Wang zbuloi vështirësitë dhe vitet e vështira që harxhoi si aktor amator në fillim të viteve 2000.

"Unë kam qenë gjithmonë i motivuar nga filmat e Chow-it, për të punuar shumë kur isha një aktor amator," thotë Wang, duke vënë në dukje se ishte këmbëngulja e tij që i mundësoi punën me Chow-n.

Lindur në provincën Hebei në vitin 1984, Wang shkoi në Pekin për të gjetur rol si një aktor filmi në vitin 2000. Për të kursyer para, ai mori me qira një ambjent të vjetër së bashku me tre shokë të tjerë në një zonë të shkretë në periferi të Pekinit. Çdo ditë ai zgjohej herët dhe merrte autobusin për të kërkuar ndonjë mundësi për gjetjen e rolit në filma.

Megjithatë, në shumë raste ai u refuzua, madje u turpërua për theksin dhe pamjen e tij. Pas viteve të vështira, Wang më në fund pati rastin të performojë në filmin aksion të vitit 2003, "Blind Shaft", i cili i dha atij një rol të rëndësishëm në filmin komercial të Feng Xiaogang-it "A World Without Thieves", i cili hapi rrugën e tij për të bërë superyll.

Përvoja e Wang-ut mishëron moralin e filmit të Chow-it, pra "të luftojë dhe të përpiqet" dhe kurrë mos të dorëzohet.

Kur performoi në filmin e fundit të regjisorit Stephen Chow, "Mbreti i Ri i Komedisë", aktorja E Jingwen gjeti shumicën e ditëve "të mjerueshme". Çdo natë kur ajo lexonte skenarin për t'u përgatitur për ditën tjetër shprehet se pa që karakteri i saj në film ishte kryesisht duke u rrahur, qortuar ose poshtëruar. Në një nga filmat ajo madje ndjeti gati 40 minuta brenda një rezervuar uji për t'u përgatitur.

Si protagonsitja e filmit "Mbreti i Ri i Komedisë", E luan rolin e aktoreje frymëzuese që largohet nga një qytet i vogël për të ndjekur ëndrrat e veta, por lufton për më shumë se një dekadë dhe arrin të luajë vetëm në disa role të parëndësishëm. Në tregimin e filmit, prindërit e saj i kërkojnë të kthehet në shtëpi për një jetë më të qëndrueshme por vajza i qëndron pasionit të saj dhe në fund arrin të bëhet një yll.

Filmi i ngjan stilit komik të Charlie Chaplin-it, i cili shkakton lot dhe qesh. Konsiderohet si një tregim gjysmë autobiografik i jetës së Chow-it.

Tani ai konsiderohet si një regjisor i njohur, i cili spikatet për filmat e tij të famshëm. Chow luftoi gjashtë vitet e para të karrierës së tij para se të fitonte njohjen në filmin thriller të vitit 1988, "Drejtësi Përfundimtare", për të cilin fitoi si "aktori më i mirë mbështetës" në Kalin e Artë.

"Nisa të mendoj për regjinë e këtij filmi rreth tetë vjet më parë, por vetëm para 3 vitesh nisa ta shkruaj zyrtarisht skenarin", thotë Chow në një aktivitet promovues për filmin në Pekin.

Chow shton se filmi i tij i ri është një "tregim i ndryshëm dhe i freskët", që reflekton si frustrimet dhe suksesin e tij në showbiz gjatë dy dekadave të fundit.

"Përveç kësaj, në sytë e mi, nuk ekziston një rol i vogël në një film. Çdo rol është i dobishëm dhe i rëndësishëm për të bërë një film interesant".

"Kur punoja për për të realizuar ëndrrën time, ishte filmi "Mbreti i Komedisë" së Chow-t që më nxiti, duke më dhënë forcë për të vazhduar më tej", thotë aktori Wang.

"Filmi i ri do të jetë frymëzues për ata që punojnë fort për të arritur ëndrrat e tyre. Nëse nuk i dorëzoheni dështimit do të përqafoni doemos suksesin."

Mrekulli
Lajmet Kryesore