Varietetet më të mira artistike në Kinë në 2018-n (1)

2019-01-18 16:50:18 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 2018, në Kinë u shfaq një koleksion i shumëllojshëm i programevetelevizive dhe online, të cilat argëtuan një publik të gjerë.

Programet e njohura muzikore "Idol Producer" and "Produce 101" na sollën një valë idhujsh të rinj; pasionet për kulturën dhe trashëgiminë tradicionale depërtuan kulturën pop; "talkshow" gazmorë tërhoqën shumë tifozë të rinj; reperët nga Rajoni Autonom i Xinjiang-ut, rajon me larmi kulturore në Kinën Veriperëndimore, performuan "hip-hop" kinez. Në programin aventuresk, publiku gjeti lidhje me njerëz nga e gjithë bota; dokumentarët mbi kulinarinë shfaqën kuptimin e lidhjes mes ushqimit dhe natyrësdhe performancat televizive u ndoqën dhe gjykuan nga një publik i gjerë.

Ja disa nga programet më të shikuara të vitit 2018, nuk është kurrë vonë për t'i parë ato.

Yjet e ardhshëm të Kinës

Popullariteti i programeve të talenteve muzikore të Kinës vijoi në vitin 2018, me të rinj qëpërdorën celularët e tyre për të votuar për idhujt e ardhshëm pop të Kinës.

Cai Xukun, 20 vjeç, u bë yll sa hap e mbyll sytë në programin "Producer Idol", i cili nisi në janar. Prodhuar nga platforma e videos "iQiyi", programi përzgjodhi 100 pjesëmarrës meshkuj nga kompanitë e argëtimit ngae gjithë Kina. Ata konkurruan për nëntë vende në një grup pop. Caimori titull kampion dhe u bë këngëtari kryesor i grupit. Deri tani ai ka mbledhur mbi 18.8 milionë ndjekës në rrjetin social të Kinës "Sina Weibo".

Në prill, një programi i ngjashëm me "Producer Idol", "Produce 101" është edicioni me vajzat, i cili është gjithashtu version kinez i ediconittë Koresë së Jugut me të njëjtin emër, frymëzoi të rinjtë për të votuar për konkurrentet e preferuara101pjesëmarrëse, për të fituar një nga 11 vende në grupin "Rocket Girls 101".

Programi dymujor, transmetuar në platformën e video-s "Tencent", na solli disa prej termave më të nxehta të vitit 2018, si "pick" (idhullin tuaj) dhe "pozicioni C" (pozita qendrore), d.m.th, pozicioni më i rëndësishëm. Ky program gjithashtu ka krijuar një "Beyonce" të Kinës Wang Ju, pasi ajo sfidoi standardet tradicionale të bukurisë për gratë kineze: sy të mëdhenj, buzëqeshje të bukura dhe të ëmbël, të bukur, por ajo nuk është e hollë, nuk është e bukur sipas standardeve tradicionale.

Programet të tjera muzikore të mirëpritura përfshijnë "Sing! China 2018" nga Zhejiang TV dhe "The Next Top Bang" nga Dragon TV.

Ringjallja e kulturës tradicionale

Pasionet për kulturën dhe trashëgiminë tradicionale u rihapën në vitin 2017, kur një sërë programesh të tilla transmetohen në TV, si "Thesari Kombëtar" dhe "Lexuesit".

Duke vazhduar mirëpritjen e sezonit të parë, sezoni i dytë i "Thesarit Kombëtar" ka shënuar 9.4 pikë nga 10 në "Douban", i cili është një uebsajt popullor me komentet mbi filmat dhe programet televizive të Kinës, më pak se një muaj pas daljes së episodit të parë në televizion në fillim të dhjetorit.

Sezoni i ri përmban 27 relikte të çmuara të zgjedhura nga nëntë muzeume nga mbarë vendi, si Muzeu i Pallatit të Dimrit, Muzeu Hebei, Muzeu Shanxi dhe Muzeu Sichuan.

Antikët u prezantuan nga të famshmit përmes dramave të shkurtra, me dijetarë dhe ekspertë që tregonin histori prapa skenës. Yjet që marrin pjesë në program përfshijnë këngëaren Faye Wong, këngëtarin Leon Lai Ming, aktoren Jiang Wenli dhe aktorin e ri Liu Haoran.

Muzeu i Pallatit të Dimrit, një pikë turistike shumë e vizituar dhe e fotografuar në kryeqytetin kinez, gjithashtu zbuloi më shumë sekretet e tij këtë vit në emisionin televiziv "Shangxin Le, Gugong"(上新了,故宫), që do të thotë "Produkte të reja të Muzeut të Pallatittë Dimrit".

Në çdo episod, trupa e aktorëve u drejtua nga specialistë të kulturës dhe historisë që eksploruan kompleksin e pallatit perandorak 598 vjeçar, të cilët e vizituan dhe mësuan për historitë e ngjarjeve, si dhe legjendat e tyre. Ata bashkëpunuan gjithashtu me projektuesit për të bërë produkte kulturore dhe artistike nga muzeu.

Mrekulli
Lajmet Kryesore