J.K. Rowling dhe bota e saj magjike

2018-12-06 16:54:37 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi i ri i autores së veprës "Harry Potter" J.K.Rowling "Bishat fantastike: Krimet e Grindelwald"-it realizoi një shitje biletash në kinematë e Amerikës së Veriut gjatë fundjavës një shifër prej 62.2 milionë dollarë amerikanë.

Prologu i dytë i historisë së "Harry Potter" vjen fiks një vit pas debutimit të filmit të parë "Bishat Fantastike dhe Ku t'i Gjejmë Ato", i cili fitoi 74.4 milionë dollarë në tri ditët e para të debutimit, ndërsa tani ka kapur shifrën e 253.2 milionë dollarëve në kinematë botërore. Kompania "Warner Bros" ka në plan të nxjerrë edhe tre filma të tjera të kësaj serie.

Shkruar nga J.K Rowling dhe drejtuar nga David Yates, yjet pjesëmarrëse të filmit "Grindelwald" janë Eddie Redmayne në rolin e Newt Scamander, i cili bashkëpunon me Albus Dumbledore (Jude Law) për të mposhtur Gellert Grindelwald, luajtur nga Johnny Depp.

Disa muaj pas arrestimit të magjistarit të errët Gelert Grindelvald nga Ministria e Magjisë së SHBA (MACUSA), ai arrin të arratiset dhe fillon të mbledhë ndjekësa. Qëllimi i vetëm i Grindelvaldit është të krijojë një ushtri të madhe dhe të gjejë gjithë Dhuratat e Vdekjes.

Joanne Rowling, lindur më 31 korrik të vitit 1965, me inicialet J. K. Rowling është romanciere britanike, filantrope, producente filmi, producente televizive dhe skenariste, e cila njihet në mbarë botën si autorja e serive fantashkencore "Harry Potter" . Librat kanë fituar çmime të shumta dhe janë shitur në mbi 500 milionë kopje në mbarë botën në gjuhë të ndryshme, duke u bërë seria më të shitur në histori. Këto seri kanë qenë bazë për disa filma, për të cilën Rowling kishte miratimin e përgjithshëm të skenarit dhe ishte producente në filmin përfundimtar të serisë.

Lindur në Angli, Rowling punoi si studiuese dhe sekretare dygjuhëshe për "Amnesty International". Idetë e librit Harry Potter i shkroi në kartopecetë kur udhëtonte në një tren nga Mançesteri për në Londër në vitin 1990. Jeta me shumë sfida si vdekja e nënës së saj, lindja e fëmijës së saj të parë, divorci nga bashkëshorti dhe gjendja financiare jo shumë e mirë derisa u botua romani i parë i zhanrit fantazi, "Harry Potter dhe Guri i Filozofit" në vitin 1997. "Harry Potter dhe Shenjtërit e vdekur"është libri i shtatë dhe i fundit i serisë. Libri u hodh në shitje me 21 korrik, 2007 në orët e mesnatës, dhe ka thyer rekorde botërore. Dhuratat e Vdekjes në një mënyrë është vazhdimësia e librit të gjashtë Princi Gjakpërzier, sepse Harry Potter e vazhdon detyrën shumë të rëndësishme që ia ka lënë profesor Urtimori: t'i gjej dhe t'i shkatërroj Horkruksët e mbetur të Lordit Fluronvdekje. Pas këtij libri, Rowling ka shkruar pesë libra për të rritur: "Rastësisht një vend bosh" në vitin 2012 dhe - nën pseudonimin Robert Galbraith - romanet "Thirrja e Kukullave" (2013) "Krimbi i mëndafshit" (2014), "Rruga e së Keqes" (2015) një hetim i ri i Cormoran Strike. Së bashku me asistentin e tij Robi Ellacott, ato mundohen të zbulojnë një mister të ri që lidhet me ushtarët që kthehen nga lufta dhe "Vdekjeprurësja e Bardhe" (2018).

Rowling ka jetuar një jetë "nga varfëria në pasuri", nga një grua që jetonte me asistencë në një autore miliardere në botë. Ajo e humbi statusin e saj të miliarderes, pasi shumë prej të ardhurave i dhuroi për bamirësi, megjithatë ende mbetet një nga njerëzit më të pasur në botë. Ajo është autorja më e mirë në Britaninë e Madhe, u shitjet janë mbi 238 milionë paundë. Ajo ka kryer shumë veprimtari bamirësie përfshi "Comic Relief", "One Parent Families" dhe "Multiple Sclerosis Society" të Britanisë së Madhe. Ajo gjithashtu ka nisur shoqatëne saj të bamirësisë, Lumos.

Një reklamë në gazetën "The Guardian" udhëhoqi Rowling drejt Portugalisë, për të dhënë mësim gjuhën angleze. Pas 18 muajsh në Porto, ajo u takua me gazetarin portugez televiziv Jorge Arantes në një bar dhe kuptuan që kishin shumë të përbashkëta. Ata u martuan më 16 tetor 1992 dhe fëmija i parë lindi më 27 korrik 1993 në Portugali. Çifti u nda më 17 nëntor 1993. Në dhjetor të vitit 1993, Rowling dhe vajza e saj e sapolindur u shpërngulën në Edinburg, Skoci, për të qenë pranë motrës së Rowling me tre kapituj në valixhen e saj të asaj që do të bëhej Harry Potter.

Shtatë vjet pas diplomimit, Rowling e pa veten si një dështim. Martesa e saj kishte dështuar dhe ajo ishte e papunë me një fëmijë, por ajo e përshkroi dështimin e saj si çlirues që e lejonte të përqendrohej në shkrimin e librit. Gjatë kësaj periudhe, Rowling u diagnostikua me depresion dhe mendonte vetëvrasje. Sëmundja e saj frymëzoi personazhet e njohura si Dementorët, krijesat që thithin shpirtrat e futur në librin e tretë.

Në vitin 1995, Rowling përfundoi dorëshkrimin e saj për "Harry Potter dhe Guri i Filozofit" me një makinë të vjetër shkrimi. Me përgjigjen entuziaste të Bryony Evens, një lexues i cili ishte pyetur për të shqyrtuar tre kapitujt e parë të librit, Agjencia e Kishës së Vogël Christopher me seli në Fulham pranoi të përfaqësonte Rowling në kërkimin e saj për një botues. Libri u dërgua në 12 shtëpi botuese, të gjitha e refuzuan dorëshkrimin. Një vit më vonë, më në fund erdhi drita e gjelbër (dhe një avantazh prej 1.500 euro) nga redaktori Barry Cunningham nga Bloomsbury, një shtëpi botuese në Londër. Menjëherë pas, në vitin 1997, Rowling mori një shumë prej 8 mijë paundësh nga Këshilli i Arteve të Skocisë për t'i mundësuar asaj të vazhdonte të shkruante.

Harry Potter tani është një markë globale me vlerë rreth 15 miliardë dollarë amerikanë dhe katër librat e fundit të Harry Potter-it kanë vendosur radhazi rekorde si librat më të shitur në histori. Seritë, që arrijnë në 4,195 faqe, janë përkthyer tërësisht ose pjesërisht në 65 gjuhë.

Në tetor të vitit 1998, kompania "Warner Bros" bleu të drejtat e filmit të dy romaneve të para për një shumë shtatëshifrore. Një përshtatjen filmike të "Harry Potter dhe Guri i Filozofit" doli në 16 nëntor 2001, dhe "Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave" doli më 15 nëntor 2002. Të dy filmat ishin me regji të Chris Columbus, versioni i filmit i "Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit" doli më 4 qershor të vitit 2004, drejtuar nga Alfonso Cuaron. Filmi i katërt, "Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit", me regji të Mike Newell doli më 18 nëntor 2005. Filmi "Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit" doli më 11 korrik 2007. Me regji të David Yates dhe skenar të Michael Goldenberg marrë përsipër pozicionin nga Steve Kloves, "Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier" doli më 15 korrik 2009. Përsëri mke regji të David Yates dhe skenar të Kloves, "Warner Bros" filmoi pjesën e fundit të serisë, "Harry Potter dhe Shenjtërit e vdekur"" në dy pjesë, pjesa e parë doli më 19 nëntor 2010 dhe e dyta më 15 korrik 2011.

Në vitin 2004, Forbes e rendit Rowling si njeriun e parë që u bë miliardere duke shkruar libra, argëtuesen e dytë më të pasur femër dhe më të pasurën e 1062-të në botë. Rowling nuk e pranoi këtë dhe tha se kishte mjaft para, por nuk ishte një miliardere. "Sunday Times Rich" e vlerësoi në 2016-n pasurinë e Rowling-ut në 600 milionë paundë, duke e renditur atë si personin e 197-të më të pasur në Britaninë e Madhe.

Mrekulli
Lajmet Kryesore