Ed Sheeran, historia e e djaloshit që e tallnin shokët në shkollë

2018-11-26 09:40:52 CRI Komenti juaj Printoni

"Kur bota është kundër meje, ky është momenti kur unë me të vërtetë jam gjallë."- Ed Sheeran.

Kjo është historia e një djaloshi që i merrej goja dhe e tallnin shokët, i cili u bë një prej artistëve më të dëgjuar e më të njohur në botë. Ai quhet Ed Sheeran. Kur ishte në moshë më të re ai u përball me talljet e shokëve të shkollës, me luftë të brendshme, pasiguri dhe depresion derisa u rrit në një fenomen botëror muzikor. Sot ai vlerësohet për veçantinë dhe guximin mbi mënyrën se si ia dali mbanë sfidave të jetës dhe punën e palodhur për t'u bërë një nga zërat më të njohur ndonjëherë.

Këngëtari, tekstshkruesi dhe kitaristi britanik pëlqehet sot nga i madh dhe i vogël anembanë globit. Zëri i tij i bën njerëzit bashkë, edhe ata të cilët nuk e pëlqejnë këtë lloj muzike. Ai shfaqet në skenë si një djalë i turpshëm me quka, por që ka aftësi të fitojë menjëherë zemrat e publikut. Dhe kjo ishte në fillim të karrierës së tij.

Le të mësojmë më shumë nga jeta e tij...

Muzika ishte dashuria e tij e parë

Edward Christopher Sheeran u lind në shkurtin e vitit 1991 në Halifax të Anglisë. Ai kishte një vëlla më të madh dhe prindërit e tij ishin artistë.

Ndërkohë që luftonte në shkollë përt të gjetur shokë, ai shfaqi një interes të madh për muzikën në një moshë teper të re. Ai u bë pjesë e korrit të kishës në moshën 4-vjeçare dhe nisi më pas të luajë kitare. Në moshën 11-vjeçare ai mund t'i shkruante vetë këngët dhe talenti i tij nisi të vihej re edhe nga të tjerët.

"Ishte dashuria për kitaren ajo që më çoi në fillim drejt muzikës dhe këngës."

Ed Sheeran tallej çdo ditë në shkollë, më së shumti për të belbëzuarit dhe syzet e mëdhaja. Kur ishte fëmijë, ai bëri një ndërhyrje e cila shkoi keq dhe e la atë me një sy dembel dhe probleme në të folur. Sa hërë që përpiqej të fliste në klasë, gjuha e tij do të ngrinte dhe asnjë fjalë nuk do të dilte jashtë. Fëmijët e tjerë e tallnin për këtë. Shejt, ai ndaloi së marri pjesë dhe së ngrituri dorën në klasë.

Por kur bëhej fjalë për muzikën ndryshonte puna. Atij i pëlqente të këndonte në kishë dhe t'i binte kitarës në dhomën e tij.

Nisja e karrierës

Terapia e të folurit nuk po shkonte si duhej dhe një nga frikëra e tij më të mëdha ishte se ndoshta ky do të ishte fati i tij gjithë jetën. Por gjërat ndryshuan kur një ditë babai i tij i bleu një album të Eminem-it. Ed Sheeran u mrekullua nga fakti se sa shpejtë këngëtari bënte RAP. Kjo e frymëzoi dhe në atë kohë ai mësoi çdo fjalë në kohën kur ishte 10 vjeç.

Ai nisi të shkruante më shumë muzikë dhe pakuptuar marrja e gojës i ishte larguar. Sot ne dëgjojmë Ed-in të flasë normalisht:

Përveç shkrimit të këngëve dhe rënies së kitarës, ai nisi të performojë në sheshe të ndryshme. Më pas ai luajti 12 shfaqje në javë për 4 vjet dhe më pas nisi regjistrimin e CD-ve dhe nisi shitjen e tyre.

Në moshën 14-vjeçare, Ed Sheeran mori kitaren e tij, paketoi disa rroba dhe u nis për në Londër për të nisur zyrtarisht karrierën e tij muzikore.

Në Londër, ai luante në vende të vogla, duke prodhuar më shumë nga muzika e tij, duke nxjerrë albume, duke marrë pjesë në audicione dhe duke bashkëpunuar me këngëtarë që takoi përgjatë rrugës. Ai luajti në më shumë se 300 shfaqje në 2009 vetëm.

Hapi i madh ishte në 2010, dhe teksa nuk do të ishte e mundur pa punën e vështirë dhe çdo gjë që Ed Sheeran kishte bërë deri më tani, mediat sociale bënë që suksesi i djalit të ndodhte më shpejt.

Jo shumë këngëtarë po shfrytëzonin potencialin e kanaleve të mediave sociale në atë kohë, por Ed Sheeran u zbulua shpejt. Ai po postonte videot e tij online, dhe njëra nga ato u vu re nga rreperi Example, i cili e pëlqeu stilin e tij kaq shumë sa që e ftoi atë që të shkonin së bashku në turne.

Kjo e ndihmoi atë të rriste prezencën online shumë e më shumë, dhe njerëzit përreth botës filluan të sintonizohen me videot në kanalin e tij të You Tube. Shpejt, mediat filluan t'i kushtonin vëmendje djalit të kuqërremtë me kitarën dhe me zërin e mrekullueshëm, dhe disa emra të mëdhenj dhe gazetat filluan ta përmendnin atë.

Kjo e lejoi Ed Sheeran të fillonte të ëndërronte më shumë. Ai e dinte se nëse donte të shihte përparim, ai duhet të lëvizte drejt Amerikës.

Ai mbërriti në Los Anxhelos pa një kontratë regjistrimi apo një vend për të qëndruar. Ai filloi t'ia dërgonte muzikën e tij cilitdo që mundi të arrinte, por nuk mori përgigje. Derisa një ditë, ndërsa ishte i ftuar në shfaqjen e një radioje vendase, ai u thirr në skenë. I tmerruar, ai filloi të luante. 12 minuta më vonë, ai mori një brohoritje të gjatë. Emri i mikpritësit ishte Jamie Foxx, i cili ishte kaq i impresionuar sa që e la Ed Sheeran të përdorte studion e tij të regjistrimit. Jo vetëm këtë, por ai gjithashtu e la djalin të flinte në krevatin e tij për disa javë.

Pasi arriti në numrin 2 në iTunes me një publikim të ri, Ed u ftua të punonte me 'Atlantic Records'. Me ndihmën e tyre, ai krijoi logon e albumit të tij "+". Ai menjëherë shiti 102 mijë kopje dhe më vonë atë vit u bë albumi i dytë më i shitur në Britaninë e Madhe. Një vit pas publikimit të "+", ai kishte shitur tashmë më shumë se 1 milionë kopje.

Pas këtij hiti të mrekullueshëm, ai bashkëpunoi me "One Direction" dhe Taylor Swift. Një tjetër nga këngët e tij, "I See Fire", u përdor në filmin "The Hobbit".

Albumi i tij i ardhshëm, "X", duke përfshirë disa nga hitet e tij më të mëdha, doli në 2014, dhe shkoi direkt në numrin 1 në SHBA dhe Britani. Falë një prej tyre, në 2016 ai fitoi çmimin Grammy për këngën më të mirë të vitit.

Të qenët i çuditshëm është një gjë e mrekullueshme.

Historia e jetës së Ed Sheeran është një nga tregimet moderne frymëzuese që mund të sjellin shpresën tek artistët e uritur dhe tek fëmijët jopopullorë. Atij i pëlqen të kujtojë faktin se një nga fëmijët më të mirë nga shkolla e tij më vonë përfundoi të ishte hidraulik. Kjo është arsyeja pse ai beson në të qenët vetvetja se sa të ndjekësh turmën apo të fshehësh dallimet e tua.

Shpresojmë se ngjarjet në jetën e Ed Sheeran-it deri më tani dhe fakti se ai ka qenë përmes gjithë kësaj do t'ju motivojë të bëni diçka të madhe gjithashtu. Ne të gjithë e kemi atë brenda, dhe ne kemi nevojë të përqafojmë unitetin tonë, të punojmë më çfarë kemi, dhe kurrë të mos ndalojmë së përpjekuri.

Mrekulli
Lajmet Kryesore